Shoqëria drejt një regresi

Njeriu dhe jeta e tij paraqesin një dukuri të veçantë në shoqërinë njerëzore. Njeriu përveç asaj që është qenie biologjike ai është edhe qenie shoqërore sepse shoqëria është ajo që njeriun e edukon, arsimon dhe e socializon që sjelljet e tij, t’ia përshtatë kërkesave të shoqërisë.

Pikërisht kjo formë e edukimit të njeriut e bënë që ai të dallohet dhe distancohet nga bota shtazore. Jeta e njeriut nuk është një formë e thjeshtë e ekzistencës së tij por një kompleks dhe tërësi e shumë komponentëve ku vijnë në shprehje racionaliteti, kreativiteti, sistemi i vlerave, sjellja e tij konform normave, rregullave dhe ligjeve pozitive të cilat, të gjitha në tërësi, janë prodhim i shoqërisë. Nga kjo mund të themi se njeriu lindë si njëra nga qeniet më pak të përgatitura për jetë, pra lindë si një fletë e bardhë (tabulla rasa) dhe se ardhmëria e tijë dhe ekzistenca e tijë varen nga mjedisi shoqëror gjegjësisht nga arsimimi i tij, pra sa i lexuar është?

Filozofi i njohur T. Hobs theksonte se njeriu si qenie nga natyra është i butë, jo i ditur dhe hulumtues, kurse sistemi- shkollimi është ai që njeriun e orienton drejt një rruge të mirëqenies, të dijes, të hulumtimit, të studimit, të prodhimit, të objektivitetit. Pikërisht në rast se ky sistem nuk është i duhur për njeriun atëherë njeriu do të marrë kahjen e mosmirëqënies, mosdijes, analfabetizmit si dhe kahjen e një regresi shoqëror e kombëtar. Faktori kryesorë në formimin e personalitetit të njeriut dhe të shoqërisë nuk nuk është faktori biologjik, por faktori i Arsimit- leximit, sepse vetëm atëherë njeriu përgatitet drejt një të ardhme më të mirë dhe më progresiv.

Leximi

Vlerësimi i një shoqërie orientohet më tepër tek leximi. Leximi sigurisht qe e pasuron jetën dhe e mbush atë me një enciklopedi të fjalëve të duhura në kohën e duhur, për tu shprehur dhe kuptuar mendimet e të tjerëve. Veberi që e tjetërsoi njeriun nga e keqja e tij (antivlera), i dha kuptim vetëm leximit. E mbi të gjitha ai thoshte se „Të lexosh një libër nuk do të thotë të dalësh nga bota, por të hysh në botë, nga një derë tjetër”. Sipas tij një shoqëri e lexuar hap dyer të mëdha në botë të zhvilluar, kurse një shoqëri e pa lexuar mbyll dyert e botës së të mirës, së dijës, së vlerës, së krijimit dhe zhvillimit. Libri, sot në shoqërinë tonë është zëvendësuar me mjete moderne të komunikimit, të cilat kurrë nuk mund ta zënë vendin e një libri, sepse libri është diçka tjetër, diçka më tepër se gjithçka që ke si mjete komunikimi. Shoqëria në R. Maqedonisë së Veriut është midis një gremine të thellë të mos leximit. E kjo sigurisht shihet edhe nga fakti se nga 24 orë në ditë, tetë orë njerëzit flenë, tetë orë punojnë, kurse tetë orë kalojnë nëpër rrjetet sociale: Facebook, Instagram etj. Kjo e vret trurin e një shoqërie dhe e bën atë pasiv dhe inferior me dijen dhe vlerën, e bën atë jo konkurrues me shoqëritë tjera, sepse të menduarit dhe të vepruarit në këtë shoqëri orientohen pikërisht nga mjetet moderne të komunikimit dhe jo nga libri. Sipas studimit/ anketës së fundit të bërë(nga unë dhe studentët) rezulton që shoqëria jonë është e prirë shumë më tepër për mjetet moderne të komunikimit sesa për libër.

Burimi: Autori, 2022
Grafiku, burimi: Autori, 2022

Pyetjet që u janë parashtruar janë mbi librin dhe dijen, pra cili është libri i fundit që keni lexuar për vitin 2022? Ka gjetur një përgjigje shumë të vobektë ose edhe aspak. Edhe pjesa dërmuese intelektuale në përgjigjen e kësaj pyetje janë menduar në disa sekonda (sipas anketës). Çfarë nënkupton  në aspektin socio- psikologjik? Ata nuk kanë lexuar! (një pjesë). Nga pikëpamja grafikore tregon qartë, që shoqëria jonë është udhës së një gremine të antivlerës sepse numri i mos-leximit kalon çdo shifër të çdo kohe deri më tani, parë edhe në anën kronologjike.

Do të kishim një faqe tjetër të paraqitjes së shoqërisë sonë, krejt ndryshe nga kjo e sotmja, në rast se shoqëria jonë do të ishte më serioz dhe të hulumtonte dijen dhe diturinë pak  më thellë e më me tepër gjykim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button