Spasovski për aksionin në Tabanoc: Janë arrestuar komandanti, zëvendëskomandanti dhe 6 policë

Komandanti, zëvendëskomandanti, udhëheqësi i turnit, si dhe gjashtë policë janë arrestuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në aksionin e mbrëmshëm policor në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, konfirmoi sot në një konferencë për media ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, transmeton Portalb.mk.

“Lufta kundër korrupsionit është synim strategjik. Të punësuar në institucionet publike kur merrni masa në fushën e korrupsionit nuk mund të përjashtoni veten, një nga synimet është forcimi i integritetit të punonjësve të policisë, ajo që ndodhi dje është pjesë e asaj. Dje kemi pasur 9 persona të arrestuar, këtë e ka bërë Departamenti për parandalimin e krimit të organizuar, keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe ryshfetit nga Tabanoci. Komandanti, zv/komandanti dhe 6 oficerë policie. Janë kryer bastisje, si dhe bastisjepersonale në banesat e tyre për gjetjen e lëndëve me origjinë nga veprat penale, po punohet për procedurën e mëtejshme për këtë rast dhe sigurisht kjo është pjesë e aktiviteteve për luftën kundër korrupsionit”, tha ministri Spasovski.

Në VK “Tabanoc” mbrëmë ka pasur aksion të Ministrisë së Punëve të Brendshme në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për shkak të aksionit që po zhvillohej në pikën kufitare, ka pasur ndalesë disa orëshe dhe një varg të gjatë automjetesh.

I pyetur për kërcënimet për bomba se deri ku ka arritur hetimi, kreu i MPB-së u përgjigj.

“Sipas asaj që jam informuar para ngjarjes nga departamenti i krimit kibernetik lidhur me denoncimet do t’i analizojnë gjatë ditës sepse përdorimi i emaileve është pak më ndryshe se më parë. Hetimi për Dellçevën është në fazën përfundimtare, pritet që këto ditë të bëhet kallëzim penal, jemi në rrugë të mbarë për zgjidhjen e një kallëzimi tjetër. Fakt është se ky nuk është krim kibernetik, por sulme hibride në vend nga x aspekte, analizat tregojnë se janë të mundshme tre nivele arsyesh, e para janë interesat gjeostrategjike, pastaj politike dhe së treti aventureske që pamë nxënës të mitur”.

Në aksionin e mbrëmshëm të policisë dhe Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion është gjetur një kuti me euro, dollarë, lira turke, franga zvicerane dhe denarë, konfirmuan më herët burime policore për televizionin Telma.

“Në koordinim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, po zhvillojmë një aksion të përbashkët në vendkalimin kufitar Tabanoc. Nesër do të kemi detaje”, njoftoi dje MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button