DW: Miliardat e fqinjëve nuk mjaftojnë për të shpëtuar ekonominë egjiptiane

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti kanë transferuar miliarda dollarë në Egjipt që nga përmbysja e Vëllazërisë myslimane, për të mbyllur të çarën që goditi ekonominë egjiptiane që nga 25 janar 2011. Kjo u bë në saje të përpjekjeve për të ristabilizuar vendin e guditur nga ushtria, raporton Deutsche Ëelle.

Artikulli i Deutsche Welle ka raportuar se 20 miliardë dollarë tashmë janë miratuar, së bashku me shtimin e mëtejshëm të 2 miliard dollarë në maj; megjithatë edhe kjo shumë e madhe nuk do të jetë e mjaftueshme për të filluar zhvillimin e ekonomisë egjiptiane.

Është kjo arsyeja pse Arabia Saudite, konkretisht Mbreti Abdullah bëri thirrje për një konferencë të donatorëve për Egjiptitin. Deutsche Welle ka theksuar se kjo thirrje u përqëndrua kryesisht në shtetet e Gjirit, veçanërisht Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët kanë hyrë tashmë në rresht për të  kontribuar me miliarda dollarë për vendin që e destabilizuan vet.

Gazeta tha se Presidenti i zgjedhur Abdel Fatah Al-Sisi “është në nevojë urgjente për ndihmë të tillë”, veçanërisht për shkak se Egjipti është në prag të kolapsit të përgjithshëm ekonomik. Deficiti buxhetor, sipas DW është 12.5 për qind e prodhimit të brendshëm bruto. Borxhi kombëtar qëndron në 82 për qind, papunësia është në 13 për qind, dhe norma e inflacionit qëndron në 11 për qind.

Transmetuesi gjerman ka raportuar se shtetet e Gjirit injektojnë investimet në Egjipt në besimin se Al-Sisi do të mbajë të qetë dhe stabilitetin në rajonin dhe Gjirit, me shpresën se ka për të eliminuar ndikimin në rritje të Vëllazërisë Myslimane, e që sipas DW përbën kërcënimin për mbretërit e vendeve të Gjirit.

Steven Roll, një ekspert i Lindjes së Mesme në Institutin Gjerman për Siguri, i tha Deutsche Welle: “Pa ndihmën financiare bujare nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Kuvajti, Egjipt tashmë do të ishte i falimentuar Ai tha se megjithatë, as miliardat e fqinjve bujar nuk mjaftojnë për tkurrjen e krizes ekonomike të krijuar pas grusht shtetit “. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button