Zjarr në termocentralin e Osllomesë, EMV: Nuk ka dëme të mëdha, menjëherë do të bëhen riparimet

Termocentrali Osllomesë mbrëmë ndërpreu prodhimin për shkak të problemit në një nga ventilatorët në pjesën e largimit të hirit, që ka sjellë vetëndezjen e një sasie të vogël të qymyrit të padjegur dhe hirit. Nga Qendra për Menaxhim Me Kriza në orët e vona për TV21 thanë se është intervenuar nga njësia e zjarrëfiskve në Kërçovë.

“Në periudhën prej orës 20:15 deri në ora 23:45 me 5 zjarrfikës dhe 2 automjete është intervenuar në një zjarr të dukshëm në TEC – Osllomej në vendin ku ndodheshin turbinat”, thonë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Ohër.

Vetëm pak minuta më vonë edhe nga EMV-ja informuan se zjarri i shkaktuar i cili është me përmasa të vogla jashtë termocentralit, është lokalizuar me resurset e veta, duke mohuar kështu informacionet se zjarrin e kanë shuar zjarrfikësit. Nga EMV thonë se për shkaqe parandaluese është thirrur shërbimi zjarrfikës, sipas procedurave për veprim. Mohuan djegien e turbinave por thanë se zjarri është shkaktuar tek pjesa e ventilimit.

“Riparimet do të bëhen menjëherë në seksionin e ventilimit për heqjen e hirit dhe pritet që termocentrali të rikthehet në linjë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të funksionojë sipas planit të prodhimit, për të cilin është blerë një sasi e mjaftueshme e qymyrit si dhe është siguruar qymyr nga minierat e vetë TEC Osllomej”, thonë nga SH.A. EMV.

Sipas EMV-së, kjo nuk do të shkaktojë mungesë të energjisë elektrike në sistem, gjegjësisht konsumatorët do të jenë të furnizuar përmes kapaciteteve të tjera prodhuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button