Kasami: Do t’i votojmë ndryshimet kushtetuese, nëse mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare

Përkrahjen dhe votimin e ndryshimeve kushtetuese, Lëvizja Besa do ta kushtëzojë me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryetari i Besës, Bilall Kasami tha nëse ka vullnet që të zgjidhen problemet dhe çështjet në pjesën e integrimeve, shpreson se mund të merren vesh edhe për ndryshimet kushtetuese dhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njofton TV21.
“Nëse pushteti do që të bashkëpunojë në pjesën e ndryshimeve kushtetuese, kjo do të thotë se duhet të ulet në tryezë të përbashkët që të arrijmë konsensus për të gjitha çështjet, duke i përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme. Nëse prioriteti i pushtetit është ndryshimi i Kushtetutës dhe futja e bullgarëve në të si popull, atëherë duhet të arrijmë kompromis në pjesën e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo do të thotë se pushteti nëse do që t’i realizojë ndryshimet, patjetër se duhet të ofrojë diçka, e kjo gjë janë zgjedhjet e parakohshme”, tha Kasami.
Edhe pse paralajmërohet se procesi i hapjes së Kushtetutës mund të fillojë në janar, kryeministri Dimitar Kovaçevski këto ditë theksoi se ndryshimet do të jenë në Kuvend pas konsultimeve politike dhe profesionale, që të sigurohet konsensus sa më i gjerë. Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, u shpreh se këtë kërkesë nuk e pranon dhe se do të ketë zgjedhje të rregullta. Po Kasami thotë se nëse pushteti nuk e pranon.
Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.
Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.
Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.
Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria. Sofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.
- LEXO: Ndryshimet kushtetuse për fillimin e negociatave në RMV, do të përfshihen pjesë të kombeve të tjera
- LEXO: Debat mbi ndryshimet kushtetuese në RMV: Shpejtësia e integrimit në BE varet më së shumti nga ne
- LEXO: Do të ketë hapje të Kushtetutës, por nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha Mariçiq
- LEXO: Pendarovski: Në këtë moment maksimumi 74 deputetë do të votonin për amendamentet kushtetuese
- LEXO: Kovaçevski për RTS: Është mirë që në Kushtetutë do të përfshihen edhe popuj tjerë
- LEXO: Mihael Roth në Shkup: Shpresoj të ketë kushte për ndryshime kushtetuese në parlament që të përshpejtohen negociatat
- LEXO: Mickoski është për “marrëveshje të re për Maqedoninë”: Nëse flitet për normën 20%, të diskutohet edhe për “badenterin” dhe “balancerin”
- LEXO: Ziberi: Nëse hapet Kushtetuta, duhet të jetë për anëtarësimin në BE dhe jo të imponohen kërkesa të tjera si fshirja e 20%
- LEXO: Ndryshimet kushtetuese mbajnë peng skenën politike në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Scholz pro anëtarësimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian
- LEXO: Osmani: Koha do të tregojë se miratuam vendim të mirë me pranimin e propozimit francez
Një koment