Dita e 16-të e barrikadave në veri

Barrikadat e vendosura në veri të vendit tash e gjashtëmbëdhjetë ditë po vazhdojnë të qëndrojnë, ndërsa pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak janë të bllokuara, shkruan KTV.

Vërehet prezencë e shtuar e pjesëtarëve të KFOR-it, në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë.

Policia e Kosovës ka shtrirë pikëkontrollet e saj në drejtimin Mitrovicë – Leposaviq me qëllim të pengimit të aktiviteteve kriminale, por duke siguruar kështu edhe lëvizjen e lirë.

Ndryshe, situata e përgjithshme e sigurisë në veri të vendit aktualisht është e qetë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, para tre ditësh ka ritheksuar nga Mitrovica se policia ka kapacitete dhe është e gatshme t’i largojë barrikadat, mirëpo, është në pritje të një përgjigjeje nga KFOR-i, andaj akoma nuk është vendosur për diçka të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button