Planifikohet tatim i ri për profit ekstra, paralajmëroi ministri Besimi

Me odat ekonomike po bëhen diskutime për tatim të ri të jashtëzakonshëm për përfitim ekstra, sipas shembullit të vendeve evropiane, me çka, atyre kompani që kanë mbi 10 milionë euro të ardhura në nivel vjetor, gjatë së cilës ajo është 20% më shumë nga mesatarja katërvjeçare, plotësisht t’u tatohen të ardhurat ekstra, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi në një intervistë për REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.

“Diskutimi tani po bëhet me odat ekonomike në lidhje me tatimin e veçantë  të jashtëzakonshëm, a ai është tatimi shtesë për përfitim ekstra, që do të thotë sipas shembullit të vendeve tjera evropiane, si Britania e Madhe, Italia, Hungaria, Kroacia etj., domethënë madje ka edhe direktivë, rekomandim nga vendet e BE-së vendet të vlerësojnë dhe ta shfrytëzojnë atë në njëfarë lloj të solidaritetit Atë që ne tani po e diskutojmë me odat ekonomike është se në katër vitet e fundit ata kompani që kanë mbi 10 milionë euro të ardhura në nivel vjetor dhe do të krahasohet fitimi i tyre gjatë vitit 2022 dhe pjesa që e kanë realizuar mbi 20% në katër vitet e fundit vetëm ajo pjesë do të jetë lëndë e tatimit me këtë tatim të ri, të njëhershëm, vetëm për vitin 2022 dhe do të përsëritet. Vitet që nuk kanë realizuar fitim nuk merren parasysh për tatim’, tha Besimi.

Ministri shtoi se janë në fazën e debateve me odat ekonomike dhe pret që të ketë reagime në lidhje me të njëjtën.`

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button