Ministria e Shëndetësisë nuk ua ka siguruar ilaçin të sëmurëve me fibrozë cistike, nesër mbahet protestë

Anëtarët e Asociacionit për Fibrozë Cistike nesër në ora 11:55 do të protestojnë përpara Ministrisë së Shëndetësisë, pasi që siç thonë, edhe përskaj premtimit të deritanishëm nga Ministria e Shëndetësisë, Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH) dhe Repartet ku mjekohen pacientët e tyre, nuk kanë bërë lëvizje në drejtim të mirë në lidhje me trajtimin e sëmundjes, ndërkohë që gjendja shëndetësore u përkeqësohet, njofton Portalb.mk.

Asociacioni udhëhoqi fushatë aktive që t’i nxisë institucionet kompetente që të zbatojnë terapi modulare për të gjithë pacientët.

“Terapia rrënjësisht e ndryshon gjendjen e pacientëve. Janë mbledhur mbi 10.000 nënshkrime në shenjë të mbështetjes së peticioneve dhe të njëjtat janë dorëzuar edhe deri te Ministria e Shëndetësisë. Pse ende nuk është siguruar terapia dhe a do të sigurohet, nuk kemi marrë përgjigje”, thonë nga Asociacioni.

Asociacioni ka tre kërkesa:

  1. Të drejtë për terapi modulare për të gjithë pacientët ne fibrozë cistike. Shteti menjëherë të sigurojë mjete për terapinë modulare sipas parimit të të gjitha shteteve ballkanike dhe evropiane, me plan përkatës dhe strategji për përfshirjen e tërë popullatës e cila është e prekur nga kjo sëmundje e rrallë.
  2. Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve të krijohen kushte për mjekimin e pacientëve sipas protokolleve për mjekim të kësaj gjendje me formimin e ekipeve profesionale dhe kushte të standardizuara për hospitalizim.
  3. Fondi i Sigurimit Shëndetësor të sigurojë pajisje mjekësore të cilat janë të domosdoshme për çdo pacient në terapinë e përditshme, gjegjësisht nevojiten: Inhalatorë me shkallë të lartë të difuzivitetit, sipas rekomandimit të mjekut specialist dhe Pep/Flater për terapi fizike.

“Shëndeti dhe jeta e një grupit të rinjsh janë diçka për të cilat nuk guxohet të vendoset çmim dhe të injorohet. Ne kemi të drejtë për ilaç, ata kanë obligim të na sigurojnë”, thonë nga Asociacioni për Fibrozë Cistike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button