Pendarovski uroi për Krishlindje

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të Krishterë të Lindjes së Krishtit – Krishtlindjeve, i dërgoi një mesazh urimi Dr. Kiro Stojanovit, ipeshkvi i Shkupit dhe të gjithë besimtarëve që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian, njoftuan nga Presidenca, transmeton Portalb.mk.

“Më lejoni t’u dërgoj urime të sinqerta të gjithë besimtarëve që kremtojnë festën e madhe të krishterë, Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian dhe t’ju uroj që ditët e festave t’i kaloni me shëndet, të mbushura me dashuri, gëzim dhe lumturi“, thuhet në urimin e Pendarovskit drejtuar besimtarëve.

Në urim thuhet gjithashtu se lindja e Krishtit si festë drite, dhurimi dhe dashurie, në fund të çdo viti kalendarik, i jep kuptim dhe rëndësi jetës të shkurtër tokësore, duke na ushqyer me shpresë dhe besim.

“Pikërisht në Krishtlindje, me mendim të pastër dhe vullnet të mirë, le të bashkohemi duke bërë vepra të mira dhe duke ndarë dashurinë dhe kujdesin. Pavarësisht të gjitha krizave, tundimeve, sfidave, le të qëndrojmë optimistë dhe të shpërndajmë energji pozitive. Le të lejojmë që fryma e Krishtlindjes të vendoset në zemrat tona, në shtëpitë tona, në lagjet tona, në të gjithë komunitetin. Të bashkuar për të krijuar vepra që do të kujtohen nga brezat e ardhshëm dhe do të fisnikërojnë të tashmen. Të respektojmë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, të japim më shumë”, thuhet në urimin nga presidenti Pendarovski.

Krishtlindja, edhe Kërshëndellat apo shkurt Kshnellat ndër besimtarët katolikë, është një festë fetare Krishtere. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 Dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button