Trençevska: Raportimet e shpeshta të bullizmit në shkolla janë motivi ynë për të filluar ndryshimin e sistemit

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trenchevska, vizitoi qendrën për ballafaqim me bullizmin “Luka Reese” në Zagreb, me këtë ajo ka deklaruar se shembujt e tillë duhet të barten edhe në vend, transmeton Portalb.mk.

“Kur përballemi me sfida në shoqërinë tonë, gjithmonë duhet t’u qasemi atyre me vendosmëri. Raportimi i shpeshtë i bullizmit në shkolla është motivimi ynë për të filluar ndryshimin e sistemit dhe krijimin e shërbimeve të reja nga të cilat do të përfitojnë fëmijët, prindërit dhe e gjithë shoqëria. Këtë do ta bëjmë vetëm duke ndjekur shembuj të mirë”, tha Trençevska.

Në komunikim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e qendrës, ministrja theksoi se shembulli i tyre do të jetë i një rëndësie të veçantë në promovimin e politikave, masave dhe shërbimeve të krijuara nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button