Zaev: Makineria e qeverisë e mban opinionin publik të robëruar në gënjeshtra

Një gënjeshtër e thënë 100 herë bëhet e vërtetë. Kjo është strategjia e VMRO-DPMNE-së e cila veç më i është e njohur për opinion publik. Kështu ka deklaruar Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

“Këto ditë mediat Kurir, Netpres, Pres24 të cilat janë nën kontroll të vazhdueshëm të qeverisë nëpërmjet taktikës së njohur për nënshkrim të gazetarëve apo redaktorëve i përfaqësojnë tezat e rrejshme të Global, ndërsa mediat nacionale si MTV, Sitel, Alfa, Kanal 5 dhe disa gazeta ditore e shpërndajnë rrëfimin me qëllim që të ndikojnë tek qytetarët”, deklaroi Zaev.

Sipas Zaev kjo është një dëshmi për kontroll të përgjithshëm të qeverisë ndaj mediave që e shkatërron jo vetëm lirinë e mediave por edhe nëpërmjet këtij mekanizmi mund të plasojë në publik gënjeshtrat si absolutisht të vërteta.

Zaev thotë se këto media që aspak nuk publikuan aferën për shitjen e Bankës Maqedonase tani janë fokusuar me Global dhe dëshirojnë ta tregojnë ashtu si ju konvenon atyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button