Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e miratoi Buxhetin prej afër 5.3 miliardë euro për vitin 2023

Sot, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Propozim buxhetin e plotësuar për vitin 2023, që sipas Ministrisë së Financave, nënkupton ballafaqim me pasojat e krizës energjetike, vënien e bazave për rimëkëmbjen ekonomike dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike si dhe qëndrueshmërisë fiskale.

Sipas miratimit, Propozim buxheti për vitin 2023 është 324.8 miliardë denarë (afër 5,3 miliardë euro), të hyrat janë planifikuar në nivel prej 282.1 miliardë denarë, që është 14.8% më i lartë se në vitin 2022, ndërsa deficiti është në nivel prej 4.6% nga PBB-ja e planifikuar ose 42.7 miliardë denarë dhe do të financohet nga burime të brendshme dhe të jashtme. Projeksioni për rritjen ekonomike për vitin 2023 është 2.9%, ndërsa inflacioni 7.1%.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në ekspozenë për Propozim buxhetin e plotësuar për vitin 2023 në Kuvend, theksoi se Buxheti për vitin 2023 është real dhe i  detekton prioritetet dhe në mënyrë adekuate alokon mjete për qytetarët dhe kompanitë. Me këtë buxhet, sipas tij, sigurohet mbrojtja e standardit të qytetarëve, përmirësohet cilësia e jetesës dhe në të njëjtën kohë konsolidimi fiskal dhe kontrolli më i mirë i shpenzimeve”.

“Sfidat me të cilat u ballafaquam gjatë viteve 2021, 2022 do të jenë të pranishme edhe në vitin 2023. “Prandaj, me anë të këtij Buxheti, që është dokumenti më i rëndësishëm  i cili përfshin të gjitha masat dhe politikat për vitin e ardhshëm, do të jepet përkrahje për tejkalimin e sfidave të krizës dhe përkrahje për vendosjen e bazave të rritjes ekonomike”, tha sot ministri.

Ai shtoi se këtë vit kishte qasje më konservatore në projektim dhe se viti do të përmbyllet me deficit më të ulët se sa ishte planifikuar dhe se borxhi publik do të jetë nën 60%, ndërsa mjetet e ndara për ballafaqimin e krizës energjetike arritën në mbi 200 milionë euro. Përveç kësaj, shtoi se këtë vit në ekonomi janë kthyer 700 milionë euro, që është 210 milionë euro më shumë.

“Për vitin e ardhshëm janë planifikuar 240 milionë euro për ballafaqimin e krizës energjetike. Rreth 800 milionë euro janë për investime kapitale. Gjithashtu, 700 milionë euro janë për financimin e deficitit, 850 milionë euro për borxhet e vjetra, me ç’rast do të praktikojmë modele financimi me kosto më të ulëta, siç ka qenë praktikë edhe këtë vit”, theksoi ministri, duke potencuar që mjetet për deficitin janë për investime kapitale, me ç’rast rëndësi ka se bëhet ndryshimi i strukturës në projektet e energjetikës.

Në vitin 2023 janë planifikuar 48.8 miliardë denarë për investime kapitale, që është për 51.8% më shumë krahasuar me planin për vitin 2022. Ato janë destinuar për intensifikimin e realizimit të projekteve infrastrukturore, gjegjësisht për investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, infrastrukturën energjetike dhe komunale, si dhe investime kapitale për përmirësimin e kushteve në sistemin shëndetësor, arsimor dhe social, bujqësi, kulturë, sport, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe gjyqësor.

Buxheti në vitin 2023 parasheh 276.1 miliardë denarë për pagesë të rregullt të pagave të punëtorëve në sektorin publik, pagesë të rregullt dhe në kohë të pensioneve, të ardhura minimale të garantuara dhe të drejta tjera sociale, pagesë të subvencioneve në bujqësi, përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përkrahje dhe subvencionim të aktiviteteve inovative, si dhe përkrahje të sektorit të energjetikës.

Mjetet për mallra dhe shërbime janë në nivelin e njëjtë si në vitin 2022, më saktësisht ato janë me vlerë prej 23.6 miliardë denarëve, ndërsa me to sigurohet financimi i rritjes së kostove për energji dhe transport, si dhe funksionimi i pandërprerë i institucioneve.

Në këtë buxhet janë siguruar 144.9 miliardë denarë për transferta sociale, përkatësisht 75 miliardë denarë për pagesën e pensioneve, 12.7 miliardë denarë për kompensimet e mbrojtjes sociale, 42.1 miliardë denarë për mbrojtje shëndetësore dhe 26.7 miliardë denarë për transfertat në njësitë e vetëqeverisjes lokale, të cilat shënuan rritje për 1.2 miliardë denarë.

Në Propozim buxhetin e plotësuar janë siguruar treqind e 370 milionë denarë edhe për racionin e subvencionuar të studentëve për vitin akademik 2022-2023. Për shkak të vazhdimit të krizës dhe mbrojtjes së mëtutjeshme të qytetarëve dhe ekonomisë, për vitin 2023 janë paraparë afërsisht 14 miliardë denarë për mbrojtjen e qytetarëve dhe kompanive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button