Policia Financiare dorëzoi padi penale për kurdisje të tenderit për digjitalizim në Drejtorinë e Librave Amë

Për shkak të dyshimit për kurdisje të tenderit për digjitalizim dhe furnizim të pajisjes kompjuterike në Drejtorinë për Menaxhim me Librat Amë (DMLA), Drejtoria e Policisë Financiare, ka dorëzuar padi penale për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe për nxitje, njofton Portalb.mk.

Janë të dyshuar tre persona, prej të cilëve dy të punësuar në DMLA, ndërkaq njëri është pronar i ndërmarrjes “Novatek INV” nga Shkupi, e cila e ka fituar tenderin. Gjithashtu edhe ndërmarrja është e dyshuar si person juridik.

Sipas gjetjeve të Policisë Financiare, dy të punësuarit, njëri prej të cilëve në pozitë udhëheqëse, të nxitur nga pronari i ndërmarrjes, kanë përgatitur kushte teknike specifike në tender me qëllim që ai ta fitojë tenderin.

“Në kundërshtim me parimin për shfrytëzimin e mjeteve në mënyrë ekonomike, efikase dhe efektive, gjatë vitit 2021 kanë punuar dokumentacion tenderial me kushte diskriminuese dhe joproporcionale për zgjedhje cilësore për furnizim publik të shërbimeve për digjitalizim të librave amë dhe furnizim të pajisjes kompjuterike dhe për personin juridik “Novatek INV” kanë siguruar dobi – të drejtë të marrë pjesë në procedurën për furnizim publik dhe të nënshkruajë marrëveshje me vlerë të përgjithshme prej 35.621.240 denarë (rreth 580 mijë euro)”, kumtojnë nga Policia Financiare.

Sipas Policisë Financiare, furnizimi i këtillë i pajisjeve kompjuterike ka qenë me çmim shumë më të lartë se çmimeve reale në treg dhe në këtë mënyrë i është bërë dëm Drejtorisë për Menaxhim me Librat Amë 2.836.260 denarë (rreth 46.000 euro).

Plotësisht, Policia Financiare ka konstatuar se dy të punësuarit në DMLA, kanë nënshkruar marrëveshje për “mbështetje teknike gjatë procesit të vendosjes së të dhënave” me të njëjtën ndërmarrje edhe pse për diçka të tillë ka pasur marrëveshje ekzistuese me një kompani tjetër. Marrëveshje ka parashikuar paushall mujore prej 359.507 denarë (rreth 5.800 euro).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button