Buxheti i Ministrisë së Kulturës për vitin 2023 është 61,6 milionë euro

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministren e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, sot prezantuan propozim-buxhetin e Ministrisë së Kulturës për vitin 2023, njofton Portalb.mk.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se me propozim-buxhetin sigurohet vazhdimësia e realizimit të programeve dhe projekteve në institucionet kulturore, pagat e punëtorëve në kulturë, mbrojtja e trashëgimisë kulturore-historike.

Buxheti total i propozuar i Ministrisë së Kulturës për vitin 2023 arrin në 61,6 milionë euro.

Gjatë krijimit të Buxhetit për kulturën për vitin 2023, sipas Qeverisë, fokusi është në dy qëllime: Kujdesi për trashëgiminë kulturore-historike ekzistuese dhe hapja e perspektivave për zhvillimin e kulturës.

“Gjatë vitit që vjen do të rindërtohen të gjitha monumentet dhe memorialet nga Lufta Popullore Çlirimtare, të personave që kontribuuan në luftën kundër fashizmit dhe çlirimin e vendit tonë, si dhe të ngjarjeve të ndodhura në NPÇ dhe janë dëshmi e mosbindjes dhe lufta për liri. Në pjesën e kujdesit për trashëgiminë kulturore-historike ekzistuese, gjegjësisht për rindërtimin e të gjitha monumenteve dhe memorialeve nga NPÇ-ja, do të theksoj se Qeveria ka siguruar mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe pse sipas Ligji për memorialet dhe memorialet: për ngritjen, ruajtjen, mirëmbajtjen, mbrojtjen e memorialit është përgjegjësi e komunave, përkatësisht e qytetit të Shkupit”, tha kryeministri.

Në konferencë për shtyp u njoftua se në vitin 2023 do të fillojë rindërtimi dhe rehabilitimi i plotë i Muzeut të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku gjenden ekspozitat etnologjike, arkeologjike dhe historike të shtetit dhe Galeria e Ikonave.

Gjithashtu, propozim- buxheti parashikon 50 mijë euro për mbështetjen e të rinjve në kulturë.

Kryeministri dhe ministrja njoftuan se mbi 2,3 milionë euro janë planifikuar për vazhdimin e ndërtimit të Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë.

“Për ndërtimin e Teatrit Turk janë planifikuar 2 milionë euro dhe do të jetë një objekt krejtësisht i ri. Po ashtu, vazhdojnë aktivitetet ndërtimore në Teatrin e Strumicës, për të cilin janë planifikuar 500 mijë euro”, tha Kovaçevski.

Për investim dhe mirëmbajtje të objekteve të institucioneve nacionale në disa qytete, janë planifikuar 625 mijë euro për vitin e ardhshëm.

“Me propozimin e Buxhetit për Kulturë kemi rritur mjetet për grante kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale nga 16 mijë euro325 mijë euro. Kemi siguruar fonde dhe funksionim normal të institucioneve nacionale, në mënyrë që ato të realizojnë programet dhe projektet e planifikuara. Gjithashtu janë planifikuar fonde për të mbështetur përdoruesit e tjerë që e realizojnë kulturën në mënyrë të pavarur. Në total, për këto dy qëllime me Propozim-buxhetin janë parashikuar më shumë se 12.5 milionë euro”, tha kryeministri

Gjatë konferencës për shtyp u tha se do të themelohen: Muzeu Memorial i Kongresit të Smilevës në Smilevë, “Orkestra Kamertale e Manastirit” në Manastir, “Teatri Muzikor” në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button