Tetovë, përfundoi asfaltimi i rr. “Kuzman Josifoski Pitu”, kaosi në trafik mbetet i pranishëm

Përfundoi asfaltimi i rrugës “Kuzman Josifoski Pitu” e njohur ndryshe si rruga nga Xhamia e Sahatit deri te Çarshia e Epërme, një ndër rrugët kryesore në qendër të Tetovës, e cila paraprakisht ishte e shkatërruar. E njëjta sot u inagurua edhe nga autoritetet e Komunës së Tetovës. Kryetari i kësaj komune deklaroi se me këtë pritet sado pak të lehtësohet komunikacioni, sidomos tani që janë kthyer mërgimtarët për pushime, ku gjendja në komunikacion është e rënduar, shkruan Portalb.mk.

Në këtë rrugë e cila mbulon rreth pesë mijë metra katror, tani më është shtruar asfalt i ri si dhe sinjalistikë e re.

“Është mënyra më e mirë për ti pritur mërgimtarët në festat e fund vitit dhe të shohin ndryshime të cilat edhe i kanë pritur ndër vite. Me këtë vlerësojmë se do jetë më funksionale dhe në shërbim të qytetarëve”, tha Bilall Kasami duke shtuar se do vazhdojnë edhe pas vitit ri me rregullimin e rrugëve.

Megjithatë, këto ditë Tetova ka kaos më të madh të komunikacionit pasi janë kthyer edhe mërgimtarët për pushime, ku numri i veturave është shtuar.

Bilall Kasami, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

I pyetur për këtë se çfarë zgjidhje do të ofrojnë për këtë dimër, Kasami tha se nuk varret e gjitha nga krijimi i vendeve për parkim.

“Është problematikë e cila kërkon zgjidhje më komplekse sepse nuk është çështja e parkimit por ka të bëjë edhe me krijimin e regjimit të funksionimit të rrugëve, mentalitetit të qytetarëve që mos i shfrytëzojnë veturat, analizojmë zgjidhje më funksionale për transportin publik Përgatitim studim fizibiliteti për qarkullimin në qytet që është në kuadër të rajonit të Pollogut”, tha Kasami.

Komuna e Tetovës edhe pse së fundmi ka intervenuar në sanim të rrugëve, megjithatë numri i rrugëve të cilat kanë nevojë urgjente për rinkonstruim mbetet i lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button