Spasovski: Në Kavadar zbuluam dërguesin e raportimeve të rreme për bomba

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Kavadar, lidhur me kërcënimet e rrejshme për vendosjen e mjeteve shpërthyese në disa shkolla të Kavadarit, tha se rasti është zbardhur, transmeton Portalb.mk.

“Sa i përket çështjes së kërcënimeve me bombë në Kavadr, e cila natyrisht ka shqetësuar qytetarët, mund të them se rasti është zgjidhur plotësisht. Sot është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike përkatëse, kështu që autori është zbuluar dhe është mbyllur i gjithë rasti”, tha Spasovski.

Më 5 dhjetor, u evakuuan nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Kavadar për shkak të kërcënimit me bombë. Raportet janë dërguar në e-mail adresat e dy shkollave për arsim të mesëm dhe tre për arsimin fillor – “Tode Haxhi Tefov” dhe në shkollën rajonale në fshatin Begnishtë, “Dimkata Angelov Gaberot” dhe në shkollën rajonale në fshatin Sopot, pastaj “Strasho Pinxhur” dhe shkollat ​​rajonale në fshatrat Marenë, Vozarcë dhe Drenovë, shkollat ​​e mesme “Dobri Daskalov”, “Gjorçe Petrov” dhe “Qiro Spanxhov Bërko”.

Raporti i parë i rremë për bombë të vendosur ka ndodhur më 26 tetor, çka rezultoi në boshatisjen e pesë shkollave të mesme të Shkupit. Që atëherë, raportet janë dërguar rregullisht, ndërsa raportime përveç shkollave janë dërguar edhe në adresat elektronike në aeroportin e Shkupit, ndërtesat e banimit dhe qendrat tregtare. Shumica e raporteve dërgohen në Shkup. Të gjitha raportimet u gjetën të rreme. Rasti për të cilin flet Spasovski i referohet vetëm dy prej dhjetëra kërcënimeve të rreme me bombë. Për pjesën tjetër të kërcënimeve, që cilësohen si sulm hibrid ndaj shtetit, autori ende nuk është zbuluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button