Përfundoi hetimi për sulmin në Kongresin amerikan, Trumpi u akuzua se e ka nxitur personalisht

Komiteti që hetonte sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kongresit Amerikan ka publikuar raportin përfundimtar, në të cilin akuzoi Donald Trumpin për komplote të shumta për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhje. Komiteti ia hodhi gjithë fajin për pushtimin e përgjakshëm të Kongresit vetëm Trumpit dhe sugjeroi që atij t’i ndalohej të mbante poste publike në të ardhmen, transmeton Portalb.mk.

Në 18 muajt e fundit, komiteti ka mbajtur dhjetë seanca dëgjimore publike, disa prej të cilave janë transmetuar drejtpërdrejt dhe ka intervistuar më shumë se 1,000 njerëz. Raporti do të shpërndahet më 3 janar, kur republikanët të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

“Trump ndezi zjarrin. Nuk mund ta imagjinonim kurrë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të nxiste një turmë për të sulmuar Kongresin”, tha kreu i komitetit, Benny Thompson.

Komiteti arriti në përfundimin se vendimi i Trumpit për të shpallur fitoren në zgjedhjet e 2020 ishte i paramenduar dhe se vetëm avokati i tij, Rudy Giuliani, e mbështeti atë. Trump më pas filloi të përhapte pretendime të rreme për mashtrim zgjedhor dhe vazhdoi ta bënte këtë pasi Joe Biden u shpall fitues.

Komiteti më tej konsideron se sulmi i Kongresit u nxit vetëm nga Trumpi, i cili më pas nuk ndërmori asnjë veprim për të qetësuar turmën dhe injoroi paralajmërimet se një sulm serioz ishte duke u zhvilluar.

Komiteti bëri 11 rekomandime në raportin e tij prej 845 faqesh, duke përfshirë ndalimin e Trump nga mbajtja e posteve publike. Ai tashmë ka njoftuar se do të kandidojë për herë të tretë për president të Shteteve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button