Pendarovski njoftoi se në listën e zezë të SHBA-ve mund të gjenden funksionarë aktual: Tre diplomatë mblodhën informacione në vend

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, në daljen e sotme në televizionin Kanal 5, duke folur për ekipin amerikan të sanksioneve që po qëndronte në vend, zbuloi se ai përbëhej nga tre diplomatë të Departamentit të Shtetit, të cilët kanë mbledhur informacione për sferat kryesore në shoqëri, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

“Unë di vetëm disa gjëra sepse nuk mund dhe nuk duhet të zbuloj më shumë. Bëhej fjalë për tre diplomatë në Departamentin e Shtetit, të cilët ishin këtu me mision për të mbledhur informacione për atë që po ndodh në skenën politike, në sferën e biznesit dhe në gjyqësor. Në sektorët vitalë të shoqërisë. Nga pikëpamja e së nesërmes, pasnesër, për të plotësuar atë të ashtuquajtur listën e zezë ose siç quhet zyrtarisht personat dhe subjektet që janë nën sanksionet e Amerikës”, ka thënë Pendarovski.

Sipas informacioneve të tij, ndoshta tashmë është përcaktuar se me cilët persona do të zgjeronte SHBA-ja “listën e zezë”, dhe thotë se në të mund të gjenden edhe zyrtarë aktualë.

“Sipas informacioneve të mia është përcaktuar dhe ajo listë ndoshta do të përditësohet në një periudhë të caktuar dhe nuk do të përjashtoja që në të të ketë edhe zyrtarë aktualë”, ka thënë Pendarovski.

Ardhja e ekipit të sanksioneve amerikane u bë e ditur nga ambasadorja Angela Aggeler përmes një postimi në Twitter.

Paraprakisht, zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka paralajmëruar zgjerimin e listës, duke thënë se SHBA-ja do të vazhdojë me vendosjen e sanksioneve për politikanët e korruptuar, sepse ato të mëparshmet kanë dhënë fryte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button