FIK 61 me dy fitues, Albina Kelmendi dhe Familja do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion 2023, ndërsa Elsa Lila fitoi festivalin

Albina Kelmendi dhe Familja me këngën “Duje” u përzgjodhën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion 2023 nga votat e publikut në finalen e edicionit të 61 të Festivalit të Këngës (FIK) në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), ndërkaq vendi i parë sipas jurisë shkoi për Elsa Lilën me këngën “Evita”, shkruan Portalb.mk.

Këtë vit festivali nxori dy fitues, këngën fituese për Eurovizion sipas publikut dhe këngën fituese të festivalit sipas jurisë.

Kënga fituese e cila do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion për herë të parë në histori të festivalit u përzgjodh me votim nga publiku përmes sms-ve.

Ndërkaq, juria e festivalit përzgjodhi tre çmimet e para mes të cilave edhe fituesin e festivalit, Elsa Lilën.

Çmimet e këtij viti të festivalit u ndanë si vijon.

  • Vendi i parë: Elsa Lila me këngën “Evita”,
  • Vendi i dytë: Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”,
  • Vendi i tretë: Grupi 2Farm me këngën “Atomike”,
  • Çmimi për artistët e rinj dhe grupet alternative: Erma Mici,
  • Çmimi për karrierë: Rovena Dilo.

Albina dhe Famija Kelmendi dolën si të preferuarit për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion edhe në anketën online nga Wiwibloggs, kanalit më të madh të fansave të Eurovizionit.

Kjo është kënga me të cilën ata do të marrin pjesë në Eurovizion.

Në këtë edicion të festivalit morën pjesë 26 këngë, prej të cilave 10 ishin artist të rinj. Festivali pati katër mbrëmje, dy gjysmë-finale, nata e nostalgjisë dhe finalja e sotshme ku morën pjesë 21 artistë.

Eurovizioni i vitit 2023 do të mbahet në Liverpul të Britanisë së Madhe pasi Ukraina- fituesja e vitit të kaluar nuk mund ta organizojë atë për shkak të luftës atje.

Finalja e Festivalit të Këngës 61 në RTSH, Foto: Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button