Qeveria e Maqedonisë së Veriut e rriti numrin e nxënësve që do të përfitojnë bursa, por akoma nuk i publikoi rezultatet

Rezultatet e Konkursit për bursa të nxënësve të shkollave të mesme akoma nuk janë publikuar, ndërkohë Ministria për Arsim dhe Shkencës njoftoi që Qeveria ka vendosur që të rritet numri i bursave, transmeton Portalb.mk.

“Me iniciativën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ndërsa me Vendim të seancës së djeshme të Qeverisë, numri i bursave që do të ndahen për nxënësit e shkollave të mesme në vitin shkollor 2022-2023 po rritet ndjeshëm. Për këtë qëllim janë siguruar mjete shtesë dhe synohet motivimi dhe mbështetja e arsimimit të sa më shumë nxënësve të shkollave të mesme  që kanë aplikuar në konkurset për ndarjen e bursave”, sqaroi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Rezultatet e Konkursit është dashur të publikohen para një jave, por Ministria sqaroi që menjëherë pas publikimit të Vendimit të ri në Gazetën Zyrtare, do të publikohen të gjitha rezultatet e bursave.

“Në pajtim me Vendimin , numri i bursave për mbështetje sociale të nxënësve  nga 900, rritet në 1318. Në vend të 120 bursave për nxënës me nevoja të veçanta, do të ndahen 168. Gjithsej 167 bursa do të ndahen për nxënësit e talentuar, gjegjësisht 17 bursa më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht. Për nxënësit e talentuar të fushave të shkencave natyrore dhe teknike, do të ndahen 115, në vend të 100 bursave  siç ishte planifikuar fillimisht, ndërsa për nxënësit të cilët realizojnë programe mësimore të profesioneve deficitare në vend të 240 bursave  do të ndahen 267 bursa”, raportoi Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button