QKQ: Qeveria dhe institucionet nuk kryejnë pothuajse asnjë prokurim “të gjelbër”

Edhe pse në vitet e fundit Qeveria ka ndërmarrë hapa drejt aplikimit të prokurimit publik “të gjelbër” në vend, megjithatë ajo dhe institucionet e saj përgjithësisht nuk respektojnë rekomandimet dhe konkluzionet e arritura në seancat e qeverisë, të cilat duhet të kenë ndikim pozitiv në mjedisit nëpërmjet prokurimit publik, transmeton Portalb.mk nga Fokus.mk.

Kjo është një nga gjetjet kryesore në raportin e analizës së prokurimeve publike lidhur me mbrojtjen e mjedisit për zbulimin e rreziqeve të korrupsionit të publikuar sot nga Qendra për Komunikime Qytetare.

“Në vend pothuajse nuk ka të ashtuquajtur prokurimi i gjelbër ose i qëndrueshëm, edhe pse kanë kaluar më shumë se tre vjet nga zbatimi i Ligjit të ri për Prokurimin Publik (në përputhje me direktivat e fundit të BE-së), i cili sugjeron marrjen parasysh të ndikimit të prokurimit në mjedis”, thuhet në raport.

Një nga gjetjet kryesore të raportit, i cili analizon prokurimin publik në periudhën nga 1 korriku 2021 deri më 30 qershor 2022, është se megjithëse Qeveria vendosi në vitin 2019 të prokurojë ujë në gotë në vend të shisheve plastike, në praktikë rreth 90 për qind e uji që blihet është ende në shishe plastike.

Njëkohësisht shtohet se blerja vjetore e ujit është rreth 1.3 milionë litra ujë, me një vlerë totale rreth 460 mijë euro.

“Përpunimi dhe analiza e të gjitha të dhënave të marra nga sistemi elektronik për prokurimin publik tregon se shumë pak institucione e respektojnë vendimin e Qeverisë për të mos prokuruar ujë në ambalazhe plastike. Në periudhën nga 1 korrik 2021 deri më 30 qershor 2022 janë zhvilluar 43 tenderë për prokurimin e ujit të pijshëm.

Në 32 tenderë është prokuruar uji në ambalazhe plastike, në nëntë është blerë si në plastikë ashtu edhe në xham, ndërsa në dy procedura (të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Drejtorisë së të Ardhurave Publike) është blerë vetëm ujë në ambalazh qelqi”, thuhet në raport.

Më tej, në raportin e publikuar nga QKQ, thuhet se në vitin 2021 Qeveria ka nxjerrë konkluzion për prokurimin e “veturave mjedisore” dhe i ka rekomanduar institucioneve që në prokurimin e radhës të veturave, disa prej tyre të jenë elektrike, hibride apo mjetet që ndotin më pak.

Por siç shtohet, më pak se një muaj pas marrjes së vendimit, Qeveria përmes Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta ka furnizuar 45 automjete me derivat dizel sipas marrëveshjes për lizing operativ, pa asnjë kërkesë në dokumentacionin e tenderit dhe specifikimin teknik për mbrojtjen e mjedisit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button