Presidenti francez: Evropa duhet të kufizojë varësinë nga SHBA-ja për sigurinë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se vendet evropiane duhet të jenë më vendimtare në aleancën e NATO-s dhe të reduktojnë “mbështetjen e tyre të SHBA-së”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur me gazetarët në bordin e avionit presidencial francez në kthimin e tij nga samiti ndërkombëtar në Aman të Jordanisë, siç raporton ‘Wall Street Journal’, presidenti Macron tha se “ai nuk e sheh përpjekjen e tij për të zhvilluar mbrojtjen evropiane si një alternativë ndaj NATO-s”.

Sipas të përditshmes, Macron tha se një Evropë më e fortë do të mundësonte që kontinenti të bëhet më autonom brenda aleancës ushtarake, duke vepruar “brenda NATO-s, me NATO-n, por gjithashtu duke mos u varur nga NATO-ja”.

“Një aleancë nuk është diçka nga e cila unë duhet të mbështetem. Është diçka që duhet të zgjedh, diçka me të cilën punoj. Ne duhet të ri-mendojmë autonominë tonë strategjike. Evropa duhet të fitojë më shumë autonomi mbi teknologjinë dhe aftësinë e mbrojtjes, duke përfshirë edhe nga SHBA-ja”, tha Macron.

Komentet e tij vijnë pas takimit në Washington të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, adresimit të tij në Kongresin Amerikan, si dhe falënderimit të tij për ofrimin e ndihmës financiare për vendin e tij, duke i quajtur paratë e tyre “jo bamirësi”, por “investim”.

Më herët, Biden njoftoi një paketë të ndihmës ushtarake prej 1,85 miliard dollarë për Ukrainën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button