Talebanëve iu kërkua anulimi i vendimit për ndalim të universiteteve për gratë

Turqia u bëri thirrje udhëheqësve talebanë të Afganistanit që të anulojnë vendimin e tyre për ndalimin e shkollimit universitar për gratë, duke e quajtur vendimin “as islamik dhe as njerëzor”, transmeton REL.

Ndalimi nga talebanët, të cilët premtuan një rregull më të butë kur u kthyen në pushtet pas dy dekadash lufte vitin e kaluar, tërhoqi reagime globale.

“Ky ndalim nuk është as islamik dhe as njerëzor”, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në një konferencë për shtyp në televizion.

“Ne nuk e shohim të drejtë. Me dëshirën e Zotit, (talebanët) do ta kthejnë këtë vendim. “Çfarë dëmi i bën njerëzimit edukimi i grave?”, tha ai.

Ndalimi i arsimit të lartë vjen më pak se tre muaj pasi mijëra vajza dhe të reja iu nënshtruan provimeve pranuese universitare në të gjithë vendin, duke aspiruar të vazhdojnë arsimin e tyre.

Universitetet janë aktualisht në pushim dimëror dhe pritet të rihapen në mars.

Shumica e vajzave adoleshente në të gjithë vendin tashmë janë ndaluar nga arsimi i mesëm, duke kufizuar ashpër edhe vijimin e universitetit.

Shtetet e Bashkuara e dënuan vendimin e talebanëve, ndërsa Britania tha se ishte një “hap i rëndë prapa”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button