Policia e Kosovës nisi hetimet rreth raportimeve për rrëmbime dhe rrahje të serbëve nga grupet kriminale në veri

Policia e Kosovës ka thënë se gjatë ditëve të fundit ka pasur raportime për rrëmbim dhe rrahje të qytetarëve serbë në veri të Kosovës. Në funksion të kësaj përveç angazhimeve aktive, janë vendosur edhe pika kontrolli të automjeteve nëpër qytete dhe akse rrugore, transmeton Klan Kosova.

“Kërcënimet dhe rrezikimi i sigurisë së qytetarëve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, ka krijuar rrethana të domosdoshme në ngritjen e kapaciteteve policore në menaxhimin e situatës së sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale”.

“Në funksion të kësaj përveç angazhimeve aktive, janë vendosur edhe pika kontrolli të automjeteve nëpër qytete dhe akse rrugore”.

“Ditëve të kaluara ka pasur informacione, raportime dhe publikime në media lidhur me rrëmbimin, rrahjen dhe keqtrajtimin e disa qytetarëve serb nga pjesëtarë të strukturave kriminale në pjesën veriore të Republikës së Kosovës”.

“Policia Kosovës, njësitet përkatëse të saj, janë duke trajtuar me seriozitet këto informata dhe janë duke i ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e tyre”.

“Policia e Kosovës, falënderon qytetaret për bashkëpunimin e vazhdueshëm ofrimin e informatave të rëndësishme për adresimin efikas të këtyre veprimeve kriminale që si tendencë kanë krijimin e panikut dhe frikës tek qytetarët e vendit tonë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button