Rreth 100 mijë mjete piroteknike janë konfiskuar deri më tani në Maqedoninë e Veriut

Tregtia dhe përdorimi i mjeteve piroteknike është vepër e kundërligjshme, për këtë Ministria e Punëve të Brendshme ka konfiskuar deri më tani 100 mijë copa të tilla, transmeton Portalb.mk.

“Deri më tani kemi konfiskuar rreth 100.000 copë të mjeteve piroteknike, prej tyre 4.000 janë pikërisht në territorin e komunës së Kumanovës”, tha ministri Spasovski për sasinë e konfiskuar në vitin 2022.

Ministri kërkoi nga qytetarët që të mos shfrytëzohen këto mjete, duke promovuar fushatën parandaluese me Klinikën për Kirurgji Plastike.

“MPB-ja po ndërmerr edhe masa represive, me qëllim të sanksionimit të përdorimit të pushkaliqeve dhe mjeteve tjera piroteknike dhe i rikujton qytetarët për dispozitat ligjore me të cilat sanksionohet përdorimi i mjeteve piroteknike si dhe shitja ilegale e tyre”, kishin paralajmëruar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Theksohet që në bazë të nenit 396 nga Kodi Penal, tregtia dhe përdorimi i mjeteve shpërthyese është e dënueshme me burg.

“1) Ai i cili në mënyrë të paautorizuar përpunon, shet, furnizon ose shkëmben armë zjarri, municion ose mjete eksplozive do të dënohet me burg prej tre deri në dhjetë vjet; 2) Nëse lëndë e veprës është nga paragrafi 1 dhe sasia është më e madhe e armëve të zjarrit, municionit ose materieve eksplozive të cilat qytetarëve u janë të ndaluara, kryerësi i veprës do të dënohet me më së paku pesë vjet dënim me burg”, theksojnë dispozitat ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button