Komedia “Syneti” premierë në Strugë

Komedia e re e autores dhe regjisores Olsa Poshka, rezultoi me premierën që u shfaq në “Poshka Teatër” në Strugë, realizuar nga trupa e këtij Teatri.

Olsa Poshka e ka vënë në skenë një tekst që ndërlidhë traditën shekullore të rrethprerjes (synetit), duke kaluar nëpër kohëra të ndryshme, përfshirë edhe bestytnitë e traditës e deri në kohërat moderne të ndërhyrjes kirurgjikale. Të gjitha këto veprime janë të gërehetuara dhe fisnikëruara  me një dozë humori, që ngërthen në vete edhe situatat dhe zhvillimet aktuale në mbarë shoqërinë tonë dhe mentalitetin ballkanik. Megjithate, dasma e synetit është dasëm dhe si e tillë me skena dhe batuta humori përfundon me hepiend-me vallen e “Napoleonit” që ndër shqiptarët tashmë është shëndërruar në hymn që simbolizon martesën.

Aktorët kishin mundësi të lëvizin në skenë lirshëm dhe ti përsërisin disa herë disa skena “konfliktuoze” me personazhin e padëshiruar në mesin e tyre, por me ndërhyrjen e “ekipit mjekësor” evitohej konflikti përplot humor, që ishte paksa ndryshe nga ato që kemi parë në komeditë tjera. Kjo në rend të parë është meritë e dorës profesioniste të autores dhe regjisores Olsa Poshka, e cila nuk e ka pasë lehtë të arrijë qëllimin e saj në realizimin e plotë të idesë.

“Ju lutem pa peshqeshë” ishte një mesazh, lidhur me titullin e kësaj shfaqjeje, që i kushtohet ceremonisë së dasmës “synetit”, mesazh që bënte kurreshtar publikun e pranishëm për epilogun: do të bëhet syneti ose jo!

Vlen të theksohet një risi e premierës së sotme, e kjo është se të gjithë spektatorët, kësaj radhe kanë hyrë me bileta, çmimi i të cilave ishte mbase simbolik, (100 denar), ku edhe të ftuarit, e ndër ta edhe njeriu i parë i komunës,  kryetari i komunës Ziadin Sela, përkundër faktit se ishte i ftuar, pagoi biletat për këtë premierë.

Autorja dhe regjisorja Olsa Poshka, në bashkëpunim me Xheladin Poshkën-regjisor,  ka bërë përzgjedhjen e kostumeve dhe muzikës,  skenografinë ia ka besuar Besart Kolonjës, disanjin grafik Berlinda Amitit, adaptimin dhe rregullimin e skenës Shpendi dhe Lulëzim Miminit, ndërsa në rolet kryesore paraqiten:  Sara Shaqiri, Fiona Jusufi, Redi Topçiu, Ymer Pasho, Amjet Isa, Baki Dani, Klajdi Bufi, Arjanita Tairi,Fjolla Fetahu, Ëmbla Qyra, Ardi Zhuta, Dajana Marqeshi, Fjolla Vejseli, Euklid Bardhollari dhe Daniel Gega./INA

Lajme të ngjashme

Back to top button