Në hapësirat e Çifte Hamamit do të shfaqen 100 piktura në teknikën akrilike për të shfaqur 30 vite krijimtari

Në hapësirat e objektit të Çifte Hamamit do të shfaqen 100 punime në kuadër të ekspozitës së titulluar “Ekspozita retrospektive – 30 vjet krijimtari”, transmeton Portalb.mk.

“Në Galerinë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, objekti Çifte Hamam, të enjten (22 dhjetor), në ora 19:00 do të hapet ekspozita “Ekspozita retrospektive – 30 vjet krijimtari” e artistit të arteve dhe profesorit universitar Nehat Beqiri”, raportoi Ministria e Kulturës.

Pikturuar janë në teknikën akrilike në pëlhurë, ndërsa kuratore e ekspozitës është Maja Krstevska.

“Nehat Beqiri ka lindur në Tetovë, ka diplomuar për pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë në klasën e prof. Muslim Muliqi, ku ka magjistruar në vitin 2001. Deri më tani ka realizuar mbi tridhjetë ekspozita personale, pjesëmarrës në koloni të shumta artistike, si dhe në një numër të madh ekspozitash në grup”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button