Akuzë kundër Pandeleskit, Mitrevskit dhe Tasevskit për rastin “Perandoria”

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dorëzuar akuzë kundër Cvetan Pandeleskit, Zoran Mitrevkit dhe Jovançe Taskovskit për rastin e njohur në opinion “Perandoria”. Prej gjithsej 19 personave që kanë qenë në procedurë parahetimore, vetëm kundër këtyre tre personave është dorëzuar akuzë, transmeton Portalb.mk.

“I dyshuari i parë dhe i dytë dhe tanimë një person i dënuar, në periudhën prej muajit maj deri në muajin gusht t vitit 2013-të si bashkëkryerës i kanë shfrytëzuar autorizimet e tre si personave përgjegjës – anëtarë të Bordit të Drejtorëve të personit juridik dhe përfaqësues të kapitalit aksionar. Ata bashkë, pas marrëveshjes paraprake, me paramendim të ndihmuar nga dëshmitar – bashkëpunëtor i drejtësisë dhe tanimë person i dënuar në këtë lëndë, kanë përfituar dobi pronësore të paligjshme në vlerë prej 4 milionë euro për tre persona juridik, në dëm të personit juridik të dëmtuar dhe 150 aksionarë pakicë. Me qëllim që ta mbulojnë veprën, i dyshuari i parë dhe i dytë mjetet i kanë transferuar në një xhiro-llogari të personi tjetër juridik”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se në periudhën prej tetorit 2013-të deri në janar të vitit 2014-të dy dëshmitar – bashkëpunëtorë të drejtësisë, bashkë, si bashkëkryerës me të akuzuarin e parë dhe të tretë, me qëllim që për vete dhe për të tjerët të fitojnë dobi pronësore të paligjshme, kanë hutuar një person fizik dhe një person juridik.

“Me qëllim që më ulët t’i marrin aksionet që në person tjetër juridik i ka poseduar e dëmtuara dhe personi i dëmtuar juridik, duke i treguar fakte të rrejshme e kanë hutuar që të ndërmarrë veprime me të cilat i kanë shkaktuar dëm prej 238.591.535 denarë”, shtojnë nga Prokuroria.

Prokuroria, gjithashtu tregon se si paratë janë transferuar në Belize.

“Pasi që është kryer vepra penale mashtrim, është përfituar dobi për personin juridik në të cilin njëri prej dëshitarëve të drejtësisë ka qenë pronar dhe drejtues, që t’i mbulojë paratë se rrjedhin nga vepra penale, në bazë të borxhit i ka transferuar në tre persona juridik dhe një fizik, ndërkaq më pas pjesën nga personi juridik që e ka në pronësi e ka transferuar në tre personat juridik të cilëve u është dhënë borxh, kështu që dobia pronësore e përfituar nga vepra penale u është paguar si divident nga 107.833.000 denarë”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se mjetet e përfituara nga vepra penale janë paguar në bazë të dividentit të personit juridik ku anëtarët e familjes së të akuzuarit të parë kanë qenë pronar.

“Që të fshihet prejardhja e parave me udhëzim të akuzuarit të parë 62.000.000 denarë në bazë të borxhit janë trasnferuar në llogarinë e tij personale, ndërkaq të tjerat në vlerë prej 45.833.000 denarë të personit juridik i ka lëshuar në qarkullim për pagesë në baza të ndryshme”, shtojnë nga Prokuroria.

Ndryshe, hetimi për çështjen “Perandoria” pas tre vitesh e gjysmë përfundoi në prill të vitit 2021. Me hapjen e hetimeve, Kamçevit iu ngri pasuria, ndërsa pas përfundimit të saj, gjykata e pranoi kërkesën e prokurorisë dhe i ngriu pasurinë e Sasho Mijallkovit në vlerë rreth 32 milionë euroKamçev u pajtua me Prokurorinë për pjesën e evazionit fiskal dhe për këtë u dënua me një vit burg dhe përmes DAP-it i pagoi shtetit rreth 5.2 milionë euro.

Në fillim të muajit, BIRN njoftoi se në qershor të këtij viti, janë miratuar edhe dy aktgjykime të bazuara në marrëveshje. Njëra është për drejtorin e “Beton Shtip”, Vançe Mijallçev, ndërkaq tjetra për Liljana Gajdovskën nga ndërmarrja e Kamçevit “Kara Sh.A.”

Në rastin “Perandoria” të dyshuar ishin Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button