Arsovska u lavdërua me zbukurimin e Shkupit për Vitin e Ri (VIDEO)

Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska dje në profilin e saj të Facebook-ut publikoi video nga zbukurimi i kryeqytetit, që siç deklaroi paraprakisht do të bëhet sipas mundësive, njofton Portalb.mk.

Në video është treguar dekorimi i një pjese të rrugëve në zonën e qendrës dhe sheshit “Maqedonia” ku në mes është vendosur bredhi dhe rreth tij disa shtëpiza. Në shesh është montuar edhe një park i vogël argëtimi.

Komentet në postimin e Arsovskës janë të ndryshme, prej atyre që vlerësojnë se Shkupi është dekoruar si metropol i vërtetë e deri te kritikat se Shkupit nuk i duhet dekorim duke e pasur parasysh se qytetarët heqin “të zinjtë e ullirit” me transportin publik dhe autobusët e parregullt.

10 ditë para Vitit të Ri, Qyteti i Shkupit nuk ka publikuar kurrfarë informata se si do të festohet nata e ndërrimit të viteve.

Tradicionalisht, Shkupi ndërrimin e viteve e feston me fishekzjarrë dhe program artistik zbavitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button