Vjedhje në postën e Maxharit të Shkupit

Në postën  në lagjen e Shkupit Maxhari e cila ndodhet në rrugën “Bllagoja Stefkovski”, mbrëmë është bërë një vjedhje e rëndë, ku janë marrë arka dhe një çantë me monedha.

Policia sot informoi se mbrëmë rreth orës 4 e 30 minuta është vërejtur një automjet me markë “fiat fiorino pikap” me targa të Shkupit  i cili pasi që e ka parë makinën e policisë ka filluar që të lëvizë me shpejtësi të madhe  dhe më pas shoferi është larguar.

Në automjet është gjetur sefi dhe një çantë me monedha. Pas masave të marra është konstatuar  se në të njëjtën mbrëmje në parkingun e bulevardit “AVNOJ”  është marrë automjeti me të cilin është kryer vjedhja.

Janë ndërmarrë të gjitha masat për gjetjen e autorit dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button