Kovaçevski për rejtingjet: Qeveria po përballet me krizën më të vështirë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk është i befasuar nga anketa e IRI-t, e cila tregon rënie serioze të besimit ndaj gjyqësorit dhe qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Ai thotë se anketa është bërë në shtator pas propozimit evropian, i cili sipas tij ka ndikuar drejtpërdrejt në perceptimin e qytetarëve.

Kovaçevski është i kënaqur me rejtingun e tij personal në udhëheqjen dhjetëmujore të Qeverisë, duke mos komentuar vlerësimin e politikanëve të tjerë, përfshirë edhe ish-kryeministrin Gruevski.

Ai thotë se Qeveria po përballet me krizën më të madhe ekonomike dhe energjetike.

Ndryshe, anketa e IRI-t tregoi se nëse do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare nesër, 19% e të anketuarve do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 11% për LSDM-në, 7% për BDI-në, 6% për Levicën, 5% për Aleancën për Shqiptarët dhe 4% për Lëvizjen BESA.

6% e të anketuarve do të votonin për ndonjë parti tjetër, 52% nuk i përkasin ndonjë partie, ndërkaq 5% kanë refuzuar të përgjigjen.

Në lidhje me popullaritetin e politikanëve, ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është azilant në Hungari udhëheq me 7%, Hristijan Mickoski dhe Ali Ahmeti pas tij janë me nga 6%, kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski me 5%, presidenti Stevo PendarovskiDimitar Apasiev dhe Bilall Kasami me nga 3%, ndërkaq Zoran ZaevZiadin Sela dhe Branko Cërvenkovski me nga 2%.

36% e të anketuarve, vlerësojnë se tani jemi më afër BE-së, ndërkaq 43% vlerësojnë se kemi qenë më afër kur e kemi marrë statusin vend kandidat në vitin 2005. 21% nuk dinë ose refuzojnë të përgjigjen.

Në lidhje me atë se kur pritet që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së, 20% janë përgjigjur për periudhën prej 1 deri në 5 vjet, 26% për periudhën prej 5-10 vjet, 25% për periudhën më shumë se 10 vjet dhe 23% kanë deklaruar se nuk presin ndonjëherë që RMV të anëtarësohet në BE. 6% nuk e dinë ose kanë refuzuar të përgjigjen.

Në anketë vetëm 4% e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se kanë besim të plotë në gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button