Betohet Petro Poroshenko

Petro Poroshenko është betuar paraditen e së shtunës si president i Ukrainës, një lëvizje kjo që shpresohet të sjellë në përfundimin e luftimeve në lindje të vendit.

Pasaniku 48-vjeçar ka marrë një sërë mesazhesh mbështetëse nga Perëndimi, pas fitores së tij në zgjedhjet e 25 majit. Ditën e premte ai u takua shkurt me presidentin rus Vladimir Putin, takim gjatë të cilit tha se, ky mund të jetë fillimi i dialogut mes tyre.
Në fjalimin e tij, ai bëri thirrje për paqe, siguri dhe unitet, duke thënë se nuk është në kërkim të luftës apo hakmarrjes. Ndërsa sa i përket Krimesë.

Zoti Poroshenko është betuar në praninë e shumë zyrtarëve të lartë të huaj, mes të cilëve zv/presidenti amerikan Joe Biden, në Parlamentin e kryeqytetit Kiev.

Në këtë ceremoni Rusia ka qenë e pranishme përmes ambasadorit të saj, të cilin Moska zyrtare e kishte thirrur në vend pasi ish-presidenti Viktor Yanukovych, i konsideruar si pro-rus, u rrëzua nga protestat e muajit shkurt.

Zoti Poroshenko, pronar i kompanisë së çokollatave Roshen, pritet gjithashtu të prezantojë programin e tij për t’i dhënë fund krizës dhe për këtë do të zhvillojë më vonë një takim kokë më kokë me zv/presidentin Biden.

“Zv/presidenti Biden do të takohet me presidentin e ri të Ukrainës dhe kryeministrin Arseniy Yatsenyuk për të diskutuar axhendën qeverisëse të Kievit zyrtar për reforma demokratike, ekonomike dhe për reduktimin e krizës në lindje të vendit, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Lajme të ngjashme

Back to top button