Përmes platformës “Sipërmarrësit e rinj” mund të mblidhen para për ide biznesi

Nëse keni një ide për ndërmarrje sociale rinore, por nuk keni kapital fillestar për të investuar në themelimin apo zhvillimin e saj, mund të siguroni financa përmes platformës “Sipërmarrës të rinj”, transmeton Portalb.mk.

“Sipërmarrës të rinj” është një mjet crowdfunding në të cilin të rinjtë mund të prezantojnë iniciativat e tyre për ndërmarrjet sociale dhe më pas të mbledhin mbështetje financiare nga publiku për realizimin e tyre. Përveç kësaj, platforma është projektuar si një burim për iniciativa të reja por edhe ekzistuese dhe ofron ndihmë në çdo hap të procesit të realizimit dhe promovimit të idesë suaj të biznesit”, thuhet në njoftimin e Këshillit rinor nacional të Maqedonisë.

Procesi i paraqitjes së idesë suaj është i shpejtë dhe i thjeshtë. Gjithçka që ju nevojitet është të regjistroheni në platformë duke krijuar profilin tuaj të përdoruesit. Më pas, shënoni të dhënat për paraqitjen e nismës, emrin, fushën e veprimtarisë, përshkrimin, etj.

Ueb platforma “Sipërmarrës të rinj” është krijuar nga Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë, me mbështetjen financiare të BE-së. Qëllimi është nxitja e forcimit ekonomik dhe zhvillimit të sipërmarrjes sociale, si një mënyrë moderne e vetëpunësimit për të rinjtë.

Më shumë informata në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button