Dënime për klinikat që nuk e respektojnë ‘Termini im’

Fondi për sigurim shëndetësor ka filluar ti dënojë klinikat që nuk e respektojnë projektet për caktimin elektronik ‘Termini im’ dhe nuk i shërbejnë me kohë pacientët.

Gjithsej  12 shtëpi shëndetësore kanë marr dënime prej 75 mijë dhe 150 mijë denarë për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe kthimin e pakuptimtë të pacientëve te mjeku amë për udhëzim, shkruan Dnevnik.

„Për rastet urgjente nuk duhet udhëzim nga mjeku amë, por këtë e bën shtëpia shëndetësore ku është pranuar pacienti”, thonë nga Fondi.

Lajme të ngjashme

Back to top button