Këto jane 10 kompanitë më të suksesshme në RMV sipas OEMVP-së

OEMVP shpalli kompanitë më të mëdha të vitit, në manifestimin TOP 100 organizuar më 20 dhjetor 2022 në Shkup. Gjatë ngjarjes ndanë çmimet për TOP 5 kompanitë më të suksesshme anëtare të OEMVP  të cilat janë shquar për arritje të veçanta në veprimtaritë e tyre dhe dallohen si kompani liderë në vitin 2021, transmeton Portalb.mk.

TOP 5 kompania për vitin paraprak u shpall kompania Pofix, më pas Top 4 kompania Adrijus, Top 3 Dauti Komerc, Top 2 Neptun, ndërsa fituesi i vendit të parë për këtë vit ishte Kompania Kipper Market.

Ndër të tjera u dhanë edhe çmime të dyta si çmimi për filantropi i cili i takoi kompanisë Trim & Lum, çmimi për rritje më të madhe 3 vitet e fundit i cili i takoi Hildin Komerc, Çmimi për biznesin e udhëhequr nga Grua që shkoi për M Sora, çmimi për partneritet më të suksesshëm shkoi për Makkos, Çmimi për qëndrueshmëri për Royal Palace dhe çmimi për Top Eksportuesin e OEMVP-së Ing Luli.

Në këtë ngjarje të madhe, morën pjesë figura politike, të biznesit si dhe të sektorit civil, përfshirë këtu, kryetarin e kuvendit të RMV-së, zëvëndës Kryeministrin për çështje ekonomike, ministra të resorëve ekonomik, ministri i shëndetësisë, kryetarë partish dhe komunash etj.

OEMVP këtë ngjarje e organizon për të 12 herë me radhë, ku këtë vit ishte viti i dytë në të cilin TOP 100™ është edhe i mbrojtur me markë tregtare si projekt origjinal i OEMVP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button