Hitleri ishte “Personazhi i Vitit” i revistës Time, por për shkak të ndikimit të tij negativ

Pretendimi se zgjedhja e Hitlerit si “Personazhi i Vitit” i revistës Time tregon se historia përsëritet dhe se ngjarjet përsëriten si në një libër shkollor, duke e krahasuar atë me presidentin Zelensky që u emërua “Personazhi i Vitit”, nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Time shpjegoi se kriteret e përzgjedhjes bazohen në ndikimin – pozitiv apo negativ – që ai person ka pasur në lajmet dhe jetën e të tjerëve. Hitleri u zgjodh në vitin 1938 për shkak të ndikimit të tij negativ, shkruan Vërtetmatësi.

Një postim në Facebook synon të tërheqë një paralele midis Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe Adolf Hitlerit të Gjermanisë naziste, duke cituar emërtimin “Personi i Vitit” nga revista Time.
Së fundmi (07.12.2022) Time shpalli Zelenskin si personin e vitit. Postimi kujton se Hitleri ishte gjithashtu “Personi i Vitit” i Time në vitin1938, duke e barazuar atë me presidentin e Ukrainës, Zelensky.

“Ngjarjet zhvillohen si në tekstet shkollor. Nuk e postoj kopertinën e Hitlerit nga përvoja e mëparshme, sepse sanksionet pasojnë menjëherë”.

Por ajo që postimi nuk përmend është konteksti në të cilin Hitleri u shpall Personi i Vitit. Është e vërtetë që Time zgjodhi Hitlerin për kopertinë në vitin 1938, por jo në një këndvështrim pozitiv, por negativ.

Ekskluziviteti Person i Vitit i revistës Time filloi në vitin 1927, i njohur atëherë si “Njeriu i Vitit”. Personi i parë që u shfaq në kopertinë ishte Charles Lindbergh në vitin 1928, pas fluturimit të tij historik solo përtej Atlantikut.

Një dekadë më vonë, ishte radha e Adolf Hitlerit. Revista e emëroi liderin nazist “Njeriu i Vitit” për vitin 1938.

Ndërsa është e vërtetë që Hitleri u zgjodh si “Njeriu i Vitit” i Time për vitin 1938, kjo nuk ishte një shprehje lavdërimi.

Kriteret e përzgjedhjes së revistës janë “personi ose personat që kanë ndikuar më shumë në lajmet dhe jetën tonë, për mirë apo për keq”, shkroi Time në vitin 2014.

Associated Press në Australi ka zbuluar se pretendimi se Hitleri ishte “Personi i Vitit” ka qarkulluar në internet të paktën që nga viti 2016.

Ashtu si pretendimet e mëparshme, postimi aktual që po shqyrtojmë keqkupton natyrën e përzgjedhjes së Time, gjë që e bën të palogjikshme përpjekjen për të nxjerrë përfundime rreth legjitimitetit të Time ose mediumevw në përgjithësi, ose për të tërhequr ndonjë paralele me figura të tjera si për shembull, tani rasti i Zelenskit.

Përzgjedhja nga Time e njerëzve me ndikimin më të madh në lajme nuk është gjithmonë një nder dhe një privilegj.

Një numër i vitit 1939 i revisës Time e përshkruante Hitlerin si “forcën më të madhe kërcënuese me të cilën përballet bota demokratike, liridashëse sot”. Atje thuhet se veprimet e Hitlerit “tronditën njerëzit e civilizuar” dhe e përshkruante “njeriun më përgjegjës për këtë tragjedi botërore” si “një asket 49-vjeçar të lindur në Austri me mustaqe të Charlie Chaplin”.

Në një artikull të vitit 2019 për Hitlerin, Time vuri në dukje se edhe portreti në numrin e vitit 1939 nuk ishte një kopertinë tipike.

“Ai u përshkrua si një figurë e vogël me shpinë nga shikuesi, duke luajtur një instrument të madh me viktimat e tij të vrarë që rrotulloheshin në rrotën e Shën Katerinës”.

]Udhëheqësi nazist ishte një nga zgjedhjet më të diskutueshme të revistës Time, por ai nuk është figura e vetme negative që zgjidhet. Të tjerë përfshinin ish-udhëheqësin e Bashkimit Sovjetik Joseph Stalin, ish-kryeministrin sovjetik Nikita Hrushov dhe ish-udhëheqësin suprem iranian Ayatollah Khomeini, raporton USA Today.

Pretendimi se zgjedhja e Hitlerit si “Njeriu i Vitit” i Time tregon se historia përsëritet dhe se ngjarjet përsëriten si një libër shkollor, duke krahasuar personin e vitit të Zelensky, nuk ka të bëjë fare me realitetin. Time shpjegoi se kriteret e përzgjedhjes bazohen në ndikimin – i mirë apo i keq – që ai person ka pasur në lajmet dhe jetën e të tjerëve. Hitleri u zgjodh në vitin 1938 për shkak të ndikimit të tij negativ.

Prandaj, mund të konkludojmë se postimit që po shqyrtojmë i mungon konteksti.

Disklejmer i ri, baner, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button