Ministria sqaroi se ku do të investohen paratë e pagesave rrugore në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka theksuar se nuk do të ketë rritje të çmimeve për pagesat rrugore, përkundër rritjet së shpenzimeve deri 55 për qind, transmeton Portalb.mk.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i rajonit që nuk do të rritë çmimet e pagesave rrugore, ndërsa mjetet e grumbulluara nga pagesat rrugore, në përputhje me planin e Qeverisë, do të investohen direkt në realizimin e projekteve infrastrukturore në: ndërtimin e korridorit 8 dhe 10d dhe pjesët tjera të autostradës në gjatësi rreth 190 kilometra, ndërtimin e rrugëve ekspres në gjatësi prej 64 kilometra, në rehabilitimin e rrugëve rajonale dhe magjistrale rreth 150 kilometra dhe 450 kilometra nga rrugës lokale”, sqarojnë nga Ministria për Transport dhe Lidhje.

Ata theksojnë që në krahasim me vitin 2021, materialet ndërtuese janë rritur ndërmjet 30 dhe 55 për qind, duke vlerësuar që këto shpenzime ndikojnë në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button