Mbaroi dita e dytë e debatit për buxhetin e vitit 2023

Në Kuvend vonë pasdite është ndërprerë debati për propozim-buxhetin shtesë për vitin 2023, për të cilin për të dytën ditë me radhë deputetët po debatojnë. Vazhdimi i tij është caktuar për nesër në orën 12:00, raporton MIA.

Propozim-buxheti për vitin 2023 është gjetur para deputetëve pasi Qeveria e miratoi tekstin pas amendamenteve të pranuara në Komisionin amë kuvendor.

Për pushtetin, ai është i zhvilluar, realist dhe është përgjigje e krizës energjetike, me mbështetje të qytetarëve dhe ekonomisë dhe do të sigurojë stabilitet ekonomik. Opozita, megjithatë mendon se buxheti i propozuar është jorealist, inflacionist, shpërdorues dhe i rrezikshëm, i mbushur me flukse donacionesh e kredish dhe se përbën një vjedhje masive të parave të popullit.

Shpenzimet e përgjithshme në Buxhetin për vitin 2023 janë planifikuar në vlerë prej 324,8 miliardë denarë ose për 36,3 miliardë denarë më të larta në krahasim me Buxhetin për vitin 2022. Deficiti i projektuar për vitin 2023 në vlerë prej 42,7 miliardë denarë si dhe shlyerja e borxhit në vlerë prej 52,1 miliardë denarë, prej të cilëve borxhi i jashtëm në vlerë prej 36,5 miliardë denarë dhe borxhi i brendshëm në vlerë prej 15,6 miliardë denarë. do të financohet me huamarrje të brendshme dhe të jashtme.

Nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski e ndërpreu debatin për Propozim-buxhetin shtesë për vitin 2023, i cili do të vazhdojë nesër në ora 12:00.

Ndryshe, javën e kaluar Komisioni Kuvendor për Financim dhe Buxhet e përfundoi debatin e amendamentit rreth Propozim-buxhetit për vitin 2023, me çfarë propozimi shkon në procedurë të mëtutjeshme në seancë plenare të Kuvendit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë prezantimit të propozim-buxhetit për vitin 2023, ka paralajmëruar rritje të fondit për pensionistët, rritje të pagave dhe investimeve kapitale.

“Kryeministri Kovaçevski theksoi se me Buxhetin në vitin 2023 parashihet të sigurohen 250 milionë euro mjete për masat antikrizë, 120 milionë euro më shumë për pensionistët, 57.5 milionë euro më shumë për komunat, 63 milionë euro më shumë për shërbimet shëndetësore dhe karakteristikë kryesore është se për shpenzimet kapitale janë projektuar 800 milionë euro, për të cilat theksoi se do të përpiqet të ketë realizim të lartë”, raportojnë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button