Shqipëria firmosi marrëveshjen për blerjen e dronëve “Bayraktar”

Është firmosur sot marrëveshja mes Shqipërisë dhe Turqisë për blerjen e dronëve “Bayraktar” nga kompania turke e teknologjisë, raporton Klan.

Në konferencën e përbashkët me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe drejtuesin ekzekutiv të kompanisë turke, Rama u shpreh se përveç teknologjisë së lartë në Shqipëri po ndërtohet një fushë e re njohurish.

Duke falënderuar presidentin turk Tayip Erdogan, kreu i qeverisë theksoi se ky bashkëpunim është një tjetër urë lidhëse për të forcuar partneritetin mes dy shteteve.

Rama: Do doja ta nisja duke thënë se unë kam qenë vetëm një herë dëshmitar në dasëm në jetën time, ndodh që martesa ku kam qenë dëshmitar, ka qenë martesa e vëllait të drejtuesit ekzekutiv që është këtu. Shpresoj se si dëshmitar shpresoj kam sjellë fat por sigurisht dhëndri po i sjell ca fat vendin dhe ushtrisë tonë.

Dua t’ja nis andej nga duhet nisur për të falënderuar presidentin Erdogan i cili ka qenë thelbësor në këtë proces sepse të gjithë ne e dime se kur është fjala për dronet apo mjetet pa pilot, ka të bëjë dhe me faktin  që të jesh i aftë që të kalosh edhe të hysh në radhë sepse ajo është shumë egjatë dhe nga ana tjetër është të jesh në anën e duhur. Ne kemi fatin të jemi nga ana e duhur, të rreshtuar në aleancën më të madhe ushtarake atë të NATO-s dhe në të njëjtën kohë në një partneritet strategjik mes nesh dhe Turqisë.

Sot është një ditë shumë e mirë për ne, për ministrinë turke të Mbrojtjes, është një marrëdhënie  e natyrshme dhe e ndërtuar përgjatë viteve dhe jam i sigurt që me këtë marrëveshje nuk po sjellim këtu në Shqipëri thjesht teknologjinë më të lartë por një fushë të re njohurish.

Është shumë mirë sepse marrëveshja nuk është thjesht për të blerë dronet por ndërtimit të një ure midis Forcave tona të Armatosura dhe kompanisë. Më shumë se 30 persona do të përzgjidhen me shumë shumë kujdes me ndihmën e kompanisë dhe do jenë në trajnim, do të përgatiten për të marrë përsipër funksionimin e qendrës së kontrollit në bazën e re ajrore të Kuçovës, baza më e re e NATO-s.

Përfaqësohet gjithashtu dhe trupa turke që kanë punuar  e ndihmuar aty, më pas do të nisim të punojmë me dronët sepse siç e shpjegoi zoti Bayraktar nuk është dicka që lidhet me luftën, ne kemi nënshkruar paketën e plotë. 3 dronët që do të vijnë së pari do të jenë të armatosur dhe do të jenë gati për çdo rast, jemi në kohë jo të sigurta, që gjë shpresoj nuk do të ndodhë kurrë. Por në rast se vihet në rrezik siguria e vendit, bëhemi gati për luftë.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë turke të dronëve “Bayraktar” u shpreh sot se ai dhe stafi i tij do të bëjë të pamundurën që Shqipëria të përfitojë sa më shumë nga kjo marrëveshje. Ai theksoi se bashkë me kryeministrin Edi Rama do të punohet për një ndërtimin e një qendre teknologjike të quajtur “Science Tirana”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button