RMV, disa vite burg për qytetarët që shesin dhe përdorin mjete shpërthyese

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar që përdorimi i mjeteve piroteknike paraqet vepër të dënueshme deri në dhjetë vite burg, transmeton Portalb.mk.

“MPB-ja po ndërmerr edhe masa represive, me qëllim të sanksionimit të përdorimit të pushkaliqeve dhe mjeteve tjera piroteknike dhe i rikujton qytetarët për dispozitat ligjore me të cilat sanksionohet përdorimi i mjeteve piroteknike si dhe shitja ilegale e tyre”, raportojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Theksohet që në bazë të nenit 396 nga Kodi Penal, tregtia dhe përdorimi i mjeteve shpërthyese është e dënueshme me burg.

“1) Ai i cili në mënyrë të paautorizuar përpunon, shet, furnizon ose shkëmben armë zjarri, municion ose mjete eksplozive do të dënohet me burg prej tre deri në dhjetë vjet; 2) Nëse lëndë e veprës është nga paragrafi 1 dhe sasia është më e madhe e armëve të zjarrit, municionit ose materieve eksplozive të cilat qytetarëve u janë të ndaluara, kryerësi i veprës do të dënohet me më së paku pesë vjet dënim me burg”, theksojnë dispozitat ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button