Spanja nuk do ta përkrahë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në BE

Spanja nuk do ta përkrahë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian, ka thënë sekretari i Spanjës për BE-në, Pascual Navarro, raporton “EuropaPress” të martën, raporton Koha.net.

Kosova më 15 dhjetor dorëzoi në Pragë aplikacionin për aplikim të statusit të shtetit kandidat në BE.

Navarro ka thënë se Qeveria e Spanjës nuk do ta përkrahë këtë kandidaturë, ndërsa e ka quajtur Kosovën si “ish-krahinë serbe”. Spanja është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Navarro ka thënë se Spanja ka “qasje konstruktive sa i përket Ballkanit Perëndimor dhe se e përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e BE-së”. Ka thënë po ashtu se së fundi ka përkrahur liberalizimin e vizave për Kosovën, “edhepse Kosova nuk është shtet, është territor me të cilin BE-ja e ka një raport”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button