Metamorfozis shpalli thirrje rajonale për dorëzimin e ofertave për përgatitjen e 3 videove

Fondacioni Metamorfozois ka shpallur thirrje rajonale për dorëzimin e ofertave për përgatitjen e 3 videove si pjesë të aktiviteteve lidhur me mapimin e dezinformatave dhe propagandës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të kësaj thirrjeje, do të zgjedhet ofertues i cili gjatë periudhës janar 2023 – mars 2025 o të duhet t’i përgatis dy video edukative (në kohëzgjatje prej 5-10 minuta) dhe 1 video-dokumentar (në kohëzgjatje 30-45 minuta).

Të drejtë për paraqitje kanë personat fizik dhe juridik, të cilat ofrojnë shërbime nga fusha e produksionit të videove. Personat fizik mund të paraqiten edhe në grupe prej maksimum 4 personave.

Ofertuesi duhet t’i plotësojë kushtet në vijim:

Të disponojë me kapacitete përkatëse teknike dhe njerëzore që në kohë, plotësisht dhe në mënyrë cilësore t’i zbatojë aktivitetet të cilat janë lëndë të furnizimit.

Të ketë përvojë paraprake relevante në përgatitjen e videove (minimum 3 vjet përvojë në veprimtarinë konkrete) dhe të dorëzojë portfolio me projekte të realizuara deri më tani (listë me linqe të videove).

Për më shumë informata, mund të shkruani në e-mail adresën: info@metamorphosis.org.mk, më së voni deri më 31 dhjetor të vitit 2022.

Thirrjen mund ta gjeni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button