Ziberi: Qytetarët më së shumti ankohen nga gjykatat dhe përmbaruesit

Avokati i Popullit, Naser Ziberi, duke e komentuar anketën më të re të IRI-t për rënien e besueshmërisë së qytetarëve në gjyqësor, në konferencën e sotme për shtyp sqaroi se këtu para se gjithash mendohet për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publik, njofton Portalb.mk.

“Pa ndonjë rol më aktiv të të gjitha segmenteve të pushtetit, mendoj Qeverisë, Kuvendit, gjyqësori rëndë se do të ketë ndonjë përmirësim më të mirë. Ne duhej të presim të na sinjalizojnë dhe dërgojnë kritika nga ana e ambasadave të SHBA-së, BE-së dhe tjerët që të vetëdijesohemi se gjendja nuk është e mirë”, deklaroi Ziberi.

Në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në fushën e gjyqësorit, Ziberi theksoi se numri më i madh i ankesave deri te institucioni Avokat i Popullit, vijnë mu nga këto fusha, gjegjësisht gjyqësor, përmbarues, avokatë, noterë e kështu me radhë.

“Numrin e saktë nuk e di, por sigurisht është mbi 400 ankesa, prej të cilave afërsisht gjysma kanë të bëjnë me punën e përmbaruesve. Domethënë gjykatat dhe përmbaruesit dominojnë sipas numrit të ankesave nga qytetarët”, deklaroi Ziberi.

Ndryshe, ata të cilin shpallin vendime në emër të popullit, besimin e popullit nuk e kanë. Në anketën e fundit të IRI-it të realizuar në shtator-tetor 2022 vetëm 4% e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se kanë besim të plotë në gjyqësor. Qytetarët, edhe gjatë vitit paraprak, gjegjësisht 2021, deklaruan se nuk i besojnë gjyqësorit. Sipas anketës së “Eurothink”, vetëm 8% prej tyre kanë besim në gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button