Shkupjani tentoi të kontrabandonte në Greqi 12 kilogramë ar, 262 mijë dollarë dhe 154 mijë euro

Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, një shkupjan ka tentuar të marrë në Greqi hiç më pak se 12 kilogramë ar, deviza në vlerë prej 262.000 dollarë dhe 154.000 euro, njoftoi Prokuroria Themelore Publike. Prokuroria, duke vepruar pas kallëzimit penal nga Drejtoria doganore, ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër personit nga Shkupi, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Mashtrim nga neni 278 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit të detajuar të autobusit, në anën e majtë të motorit në një bunker të posaçëm në të cilin janë gjetur ar, valutë dhe euro. Më 16 dhjetor, i dyshuari duke iu shmangur kontrollit doganor përmes vijës doganore në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, në dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në autobus me targa regjistrimi turke, ka bartur mall të padeklaruar në përmasa të mëdha, në shumën e përgjithshme prej 23.286.120 denarë”, njofton PThP.

Nga atje thonë se të dyshuarit i kanë caktuar masën e paraburgimit pasi kanë vlerësuar se ekziston rreziku që ai të ikë, të pengojë hetimet duke ndikuar te dëshmitarët dhe ta përsërisë veprën.

“Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Gjevgjeli propozim për caktimin e masës së paraburgimit. Gjyqtari e pranoi propozimin dhe i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, thanë nga PThP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button