“DASHURIA E PARË” – ROMAN

I. S. Turgenjevi është një prej shkrimtarëve më të mëdhenj rus të shekullit XIX. Ka shkruar shumë vepra, novela, tregime e romane, por dy romanet e tij “Dashuria e parë” dhe “Asja” janë kryeveprat e Turgenievit.

Romani “Dashuria e parë” është shkruar në vetën e parë dhe paraqet një autobiografi të vërtetë. Aty janë të gjitha përjetimet e tij si çdo i ri gjashtëmbëdhjetë vjeçar, kur paraqitet dashuria e tij e parë, ajo që asnjë njeri nuk e harron asnjëherë në jetë. Romani u shkrua në fazën kur ai ishte mjaft i njohur në botën letrare.
Ai e përshkruan fazën më të rëndësishme të jetës së së tij. Në një shoqëri burrash të moshave të ndryshme, të mbledhur në mbremje me qëllim ta kalonin mbrëmjen sa më këndshëm, u propozua që secili prej tyre të tregojë për dashurinë e parë të jetës së tyre. Shohim burra që thonë se e kishin harruar ato vite, ndonjeri nuk mban në mend kur i drejtohen Vlladimir Petroviçit, dyzet vjeçar që si më i riu n’atë shoqëri( ishte dyzet vjeç) të tregojë për dashurinë e parë të tij. Ai u kthen se nuk ka fjalë si ta shprehë por u jep fjalën që në formë të shkruar pas një jave do t’ua sillte rrëfimin. Ai e mbajti fjalën. Të gjithë sa ishin e dëgjonin shumë me vëmendje shkrimin e tij.
Si mund të ishte jeta e një djaloshi të ritur dhe edukuar në një familje të pasur fisnikësh si fëmi i vetëm, me një baba të mençur që ishte më i ri dhjetë vjet se nëna e tij, i bukur, shtathedhur , që ishte martuar me t’ëmën për pasurinë e saj. Ajo vazhdimisht mërmëriste, qe e pakënaqur, por e ndiqte të shoqin se ku dhe ç’bënte. Ishte xheloze por jo budalle. Ai ishte i qetë. Ndaj djalit sillej ftohtë. Rallë ishin momentet kur ai lirohej, i fliste Vollodjës ose mesje Valldemarit që i shkrihej zemra si akulli në uj kur i afrohej babai dhe i fliste ndryshe. Rallë ishin ato momente.
Ai thotë: “O Zot, sa të lidhesha pas tij, po të mos ndjeja dorën vazhdimisht që më mbante larg. Unë e doja ate, gëzohesha, sepse ai ishte për mua shembëlltyra e burrit…kur ai donte unë e hapja zemrën si një miku të mençur , si një këshilluesi, me një lëvizje ai ngjallte besim te unë, pastaj aq papritmas ai më braktiste më largonte…më përgdhelte butësisht, por më largonte”. Në fqinjësi të tyre erdhi një familje me titull princi por të varfëruar. Princesha plakë Zafina vetëm ankohej, kishte një sherbetor plak që u shërbente dhe një vajzë të re , Zinaida njëzet e një veçe, e bukur, lozonjare, e shkolluar e mençur që dinte bukur të flet gjuhën frenge, që në rrethet e aristokracisë ruse ishte gjuhë standatde. Gjuha ruse për ato ishte e thjeshtë, e popullit , e të pashkolluarëve. Princesha plakë kërkon ndihmë finansiare prej familjes së Vollodjës. Ky atëherë shkon për herë të parë në shtëpinë e tyre që e kishin marrë me qira, e ishte me mobilje të vjetër, përveç vajzës që i mblidhte rreth vetes djemtë të ndryshëm, Maidanovin, poetin që e detyronte t’i lexojë shkrimet e veta ose Pushkinin për ta ” pastruar ajrin” siç thoshte vetë, Luzhinin, doktorin qesharak dhe cinik që e donte shumë vajzën, Bjellovzorovin kritik, , dhe ky Valdemari i ri që në shikim të parë dashurohet marrëzisht në te. Edhepse nëna e tij e ndjente se këto nuk i takonin klasës së saj borgjeze, nuk i pëlqente dhe shpesh hudhte fjalë që nuk duhej të shoqëroheshin me ato. Por i ftuan dy herënë drekë. Nëna plakë me atë çibukun e duhanit, fjalët gjysë frengjisht e gjysë rusisht, nuk i pëlqeu aspak zonjës së shtëpisë, e as më pak të bijën e bukur Zinaidën që mundohej të tregonte një sjellje aristokrate. Valdemari nuk i dëgjonte fjalët e së ëmës dhe shkonte çdo ditë atje. Zinaida luante me meshkujt si donte. Me Vollodjën sillej me kujdes. E kishte kuptuar se ky e dashuronte por ajo ishte e dashuruar në dikë tjetër.
Të gjithë i mbytte kërshëria të kuptonin anonimin. Një ditë kur nuk e shihte Zinaidën ai shkonte dhe hypte lartë në stivë dhe vështronte, kështu njëherit kur e pa atë deshi t’ia dëshmojë dashurinë e u hudh nga lartë . Mbeti pa ndjenja. Ajo e frikësuar vrapoi , e përgëdhelte, e puthte dhe kur e diktoi se është përmendë filloi ta qortojë si fëmijë. Ky e dinte se ajo këtë e respekton sepse dashuron dikë tjetër. Zhgënjimin më të madh do ta ketë kur do ta zbulojë se i dashuri i Zinaides qe pikërisht babai i tij Pjetër Vasiliçi që takohej vonë me Zinaidenë në kopshtin me shadërvan. Djaloshi është shumë i pikëlluar, nuk i mësohet , nuk do të kryejë asnjë aktivitet, por dashuria ndaj saj është e madhe. Ai shkon te ajo, si dhe meshkujt e tjerë, derisa njl ditë do të krisë një shamatë e madhe në mes prindërve të tij. Si zakonisht fëmijët janë ato që nuk kuptojnë ose vonë marin vesh. Dikush nënës së tij i kishte dërguar një letër anonime ku tregohej për avanturën e Pjetrit me Zinaidën. Si zakonisht, dashuritë e mëdha nuk shuhen por mundohen ta shuajnë flakën e zjarrit që i ka kapluar. Këto si familje shpërngulen në qytetin e madh. Valdemari vazhdon studimet. Jeta vazhdon. Babai i tij sqimatar pas një sulmi në tru vdes. Në një takim rasti në qytet me Maidanozin, ai e kupton se shkruesi anonim i letrës ka qenë ky, dhe se Zinaideja qenkësh martuar me një të pasur e jetoka aty në qytet. Ia jep adresën. Ky nuk shkon menjëherë ta vizitojë. Pas tre ditësh kur shkon i thonë se gjatë lindjes, paskësh vdekë.
Dashuria, një ndjenjë që e bën njeriun të harrohet, marëzira të bëjë, të mos ketë kontroll mbi arsyen…
Dashuria lindi befas e mbeti vragë tërë jetën, sepse ishte e vërtetë. Ai në një vend thotë:
“O ndjenja të ëmbla, o tinguj të butë, o mirësi dhe qetësi e shpirtit të ndjeshëm, o ngazëllim i përmallimeve të para të dashurisë që vini duke u platitur, ku jeni ku?”- klith ai, edhe si i ri, edhe si i pjekur edhe në moshë më të shtyer. Është ajo ndjenjë që ta gudulis zemrën , që i mbush mushkëritë me oksigjen, është erë e një luleje që të robëron e nuk të liron. . Edhe në momentin kur babai nga shqetësimi i ra me kamxhik llërës së Zinaidesë, ajo me dashuri, e puthi vendin e mavijosur…Ooo kjo ishte dashuria. Ishte pasioni.
“…Si ka mundësi të mos turbullohesh, ta durosh goditjen nga cilado dorë e dashur që të vjen. Me sa duket ka mundësi, për sa kohë që dashuron…po, unë shihja ëndrra me sy hapur”- thotë Turgenjevi i cili përsa e përshkruan me aq sinqeritet, me afsh e pasion, dashurinë e parë të madhe të tij , të parealizuar por që e kishte ngulitur thellë në zemër dhe që nuk do ta harronte asnjëherë, sidomos ato puthje që ia dha ajo kur ai ishte në fillim pa ndjenja e pastaj u shkri i tëri kur erdhi në vete. Ai nuk donte t’i hapë sytë. Donte me atë të vdesë në atë moment, por…
Kjo ishtë dhe mbeti si e tillë. DASHURIA E PARË!

Autore: Merita Abazi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button