MASh: Në rrjedhë është procedura për pagesën e racionit të subvencionuar të studentëve

Urdhër pagesa e mjeteve në bazë të racionit të subvencionuar të studentëve është dorëzuar në Ministrinë e Financave për veprim të mëtutjeshëm, njoftuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka bërë kontroll të aplikimeve të studentëve në aspetin e plotësimit të kushteve në përputhje me Ligjin për racion të subvencionuar të studentëve, përmes krahasimit me të dhënat e pranuara nga institucionet tjera kompetente – DAP, APRM, FSPIM, MPB dhe të gjitha universitetet”, thuhet në njoftimin e MASh-it.

Çdo student që ka plotësuar kushtet do të marrë mjete për dy muaj e gjysmë, gjegjësisht për gjysmën e shtatorit për tetor dhe nëntor.

Rikujtojmë se në thirrjen për realizimin e të drejtës së racionit të subvencionuar të studentëve, i cili ka zgjatur nga data 25 nëntor deri më 3 dhjetor, janë pranuar mbi 31 mijë aplikime.

Ndryshe, edhe pse disa herë Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe kreu i institucionit, Jeton Shaqiri paralajmëruan se mjetet e para për shujtë të subvencionuar, studentët do t’i merrnin deri më 15 dhjetor, kjo procedur u shty disa ditë më vonë.

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në nëntor me 58 vota “për” kaluan propozim-ndryshimet e Ligjit për shujtat e subvencionuara të studentëve. Seanca e 91-të e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në rend të ditës e pat edhe votimin e ndryshimeve të Ligjit për shujtë të subvencionuara, ndryshime të cilat u abstenuan nga 21 deputetë. Ky propozim-ligj u miratua me procedurë të shkurtuar. Ligji planifikon që deri më 15 mars të vitit 2023, studentët të paguhen 120 denarë për shujtë ditore ose 2400 denarë në muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button