Plani për bazë të NATO-s në Porto Romano

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka konfirmuar se NATO ka hyrë në proces konsultash për të financuar një hapësirë ushtarake që do të jetë në funksion të aleancës në Porto Romano, raporton Klan.

Pas  mbledhjes së qeverisë Peleshi u shpreh, se në takimin e zhvilluar me komandantin suprem të  NATO-s Christopher Cavoli kishte diskutuar edhe për ndërtimin e një qendre të vrojtimit ajror në bazën ushtarake të Kuçovës.

Niko Peleshi: Ajo që ne po i ofrojmë NATO-s që porti, pra kjo hyrje të jetë sipas standardeve të kërkuara nga NATO. Është shumë mirë që projektimi, pra që në fazën e projektimit, ne jemi duke u konsultuar me NATO-n. Paralel me konsultimin për dizajnin sipas standardit dhe këtë gjë ma premtoi komandanti suprem i NATO-s. Ne po punojmë dhe në pista të tjera për financimin. 

Ministri Peleshi njoftoi gjithashtu edhe ndërprerjen e kontratës për remontin e helikopterëve me Italinë, duke parë mundësinë që mirëmbajtja e tyre të bëhet në bazat e NATO-s.

Sakaq, qeveria miratoi edhe projektin për marrjen e 30 milionë Eurove hua, që parashikon ngritjen e sistemeve të Mbrojtjes Civile në 12 qarqe si dhe blerjen e dy mjete ajrore për shuarjen e flakëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button