Pati plan ruso-serb për djegien e pikës kufitare në Jarinjë, deklaroi Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se të dielën pati plan ruso-serb që të digjej pika kufitare e Jarinjës, në veri të vendit, raporton Koha.net.

Ai shkroi në Facebook të hënën se plani u parandalua nga institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, veçmas me amerikanët.

“Pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ky quhet vetëm një akt tërheqjeje nga ana serbe, duke e parë se një gjë e tillë do t’iu dështonte. Ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës (veçmas mekanizmat e sigurisë), në bashkëpunim me partnerët perëndimorë (veçmas amerikanët)”, shkroi Bislimi.

Zëvendëskryeministri Bislimi shtoi se siç Serbia ka aleatë Rusinë e Kinën, Kosova e ka Perëndimin dhe SHBA-në.

“Ata përfaqësojnë agresionin, ne përfaqësojmë lirinë”.

Të dielën në Jarinjë pati organizim nga dega e grupit rus “Wagner”, për të kundërshtuar misionin e KFOR-it në Kosovë dhe për të shprehur përkrahjen për barrikadat e vendosura tash e 10 ditë.

Institucionet e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që barrikadat të hiqen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button