Më në fund edhe Ixhet Mehmeti shprehet për rastin Monstra

Avokati i Popullit Ixhet Mehmeti,  për “Alsat-M” (emisioni ‘Rruga e drejtë’), ka thënë se përfaqësuesi i prokurorisë në rastin “Monstra”, me fjalën përmbyllëse për burg të përjetshëm për të akuzuarit, që e shpalosi para Gjyktës themelore Shkup 1, “i ka plotësuar apetitet e dikujt tjetër”.

 “Personi që është i obliguar profesionalisht ta zbatojë procedurën, po përpiqet dikujt t’ia plotësojë qejfin, ndërsa kjo ndodhi me fjalët përmbyllëse të prokurores, e cila po e udhëheq rastin. Unë nuk jam i bindur se atë e kanë kapluar emocionet, se ndien dhimbje për ata që po vuajnë, të gjithë duhet të ndiejnë dhimbje për ata që vuajnë, por unë mendoj se kjo është më shumë lojë që dikujt t’i dëshmojë se, ja unë jam ajo që mund të luaj ashtu sic dua. Kjo është e keqja në shoqërinë tonë, kur organet janë të politizuara edhe pse ky proces apo ndonjë tjetër i cili që në strat, do te kishhte filluar kështu, me përshtypjen se dikush në të cilin duhet të kishin besim qytetarët, lë përshtypjen se bënë tifozeri dhe këtu gjithcka ka përfunduar”, ka thënë avokati i popullit Ixhet Mehmeti.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button