Të rinjtë nga RMV-ja dhe Serbia morën çmimet për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale 

Fundjavën e kaluar në Nish-Serbi u shpallën fituesit e Akademisë për Ndërmarrësi Sociale, e cila u realizua në kuadër të projektit ndërkufitar “Ndërmarrjet Sociale për Zhvillim Ekonomik dhe Përfshirje Sociale”. Fondi i përgjithshëm prej 15,000 eurosh për çmime në pajisje dhe shërbime, iu nda 6 ndërmarrjeve sociale nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, transmeton Portalb.mk.

Fituesit duhet të zhvillojnë bizneset e tyre të vogla dhe të qëndrueshme.

Ndërmarrjet sociale që do të marrin mbështetje në kuadër të projektit janë:

  1. CIP-Qendra për Integrim dhe Mbështetje (SIEC) – do t’i përfshijë gratë e reja dhe rome në prodhimin e çantave të shpinës të bëra prej tepricave të materialeve nga fabrikat e mobiljeve “Birostil” – Shkup. Çmimi do të përdoret për blerjen e makinave qepëse, me të cilat do të sigurohet trajnime të mëtejshme.
  2. Countryside Retreat nga f. Opillë- Rankovc, do të blejë një çetiricikël, një rimorkio dhe një cultivator, të cilat do të përdoren për mbledhjen e barit dhe për të prodhuar komposto dhe biohumus të përftuar nga plehrat organikë të kuajve dhe gomarëve të shpëtuar për të cilët përkujdeset kjo fermë. Përveç kësaj, pajisjet do të ndihmojnë në pastrimin e oborreve dhe arave të fqinjëve të moshuar dhe do të ofrojnë shëtitje në fermë për personat me aftësi të kufizuara fizike.
  3. Ndërmarrja sociale “Radanska Ruzha” doo Lebane nga Serbia, do ta përdorë çmimin për të blerë tavolina dhe lavamanë, pajisje që do t’u mundësojnë atyre të punësojnë më shumë gra nga komunitetet e margjinalizuara dhe të avancojnë punën e tyre.
  4. Përmes çmimit, Frosina Lazarevska nga Staro Nagoriçani do të blejë një kositës të gjelbër për traktor, e cila është e nevojshme për të mirëmbajtur pronën në të cilën, së bashku me ekipin, kultivojnë fruta, perime dhe vezë organike.
  5. Shoqata “Sreqotvorci” nga Shkupi, do ta investojë çmimin në prodhimin e shfaqjeve të reja magjike që do të edukojnë fëmijët, por edhe audiencën e re, për tema të dobishme shoqërore, si përzgjedhja e mbeturinave dhe shëndeti mendor.
  6. Biljana Kiroska nga Shkupi me çmimin e fituar do të blejë një pjesë të pajisjeve të nevojshme për përgatitjen e ushqimeve të përgatitura nga lëndë të para të freskëta (pa përpunim termik dhe kimik). Nën markën “Razmazi.se” do të zhvillohet një ide për një ndërmarrje sociale që do të promovojë një mënyrë jetese holistike.

Në fazën tjetër të projektit, të gjithë pjesëmarrësit do të marrin mbështetje mentoruese. Fituesit do të punojnë në realizimin e planeve, ndërsa organizatat partnere do të punojnë në organizimin e ngjarjeve të rrjetëzimit, që do të lobojnë më tej për mbështetjen e ekonomisë solidare dhe bashkëpunimin ndërkufitar.

Projekti “Ndërmarrjet Sociale për Zhvillim Ekonomik dhe Përfshirje Sociale” financohet nga Bashkimi Europian, përmes Departamentit për Negociim dhe Financim të Programeve nga fondet e BE-së të Ministrisë së Financave të Republikës së Serbisë (programi IPA 2 për bashkëpunim ndërkufitar Republika Serbi-Maqedonia e Veriut 2016-2020) dhe zbatohet në partneritet me shoqatat “ARNO” nga Maqedonia e Veriut, Optimist dhe Fondacioni Trag (koordinator) nga Republika e Serbisë.

Foto: ARNO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button